Gjashtë vjet sot nga nga vizita e Papa Françeskut në Shqipëri

Gjashtë vjet sot nga nga vizita e Papa Françeskut në Shqipëri

09:16, 21/09/2020
A+ Aa A-

Sot mbushen 6 vjet nga vizita historike e Papa Françeskut në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. Papa qëndroi 12 orë në vendin, të cilit i bëri jehonë të madhe për bashkëjetesën e ngrohtë midis të gjitha feve.

“Me kënaqësi ju njoftoj se, duke pranuar ftesën e Ipeshkvijve dhe të Autoriteteve shtetërore të Shqipërisë, dëshiroj të shkoj në Tiranë, më 21 shtator. Me këtë shtegtim të shkurtër dua të përforcoj në fe Kishën e Shqipërisë dhe t’i dëshmoj ikurajimin tim një vendi, që vuajti gjatë, si pasojë e ideologjive të së kaluarës”, u shpreh Papa Françesku gjatë “Angelus” në sheshin e Shën Pjetrit muaj para vizitës.

Papa Françesku është Papa i dytë që shkeli trojet shqiptare, pas një Shenjti, Papa Gjon Palit II, më 25 prill 1993, dhe është shtegtimi i parë i Papës Françesku në një vend evropian e ballkanik,  ndërmjet sa e sa vendeve, që e kanë ftuar e vijojnë ta ftojnë,

Papa Bergolio zgjodhi pikërisht trojet shqiptare, sepse, siç e theksoi ai vetë në njoftim, ndër më të vuajturat  me gjak martirësh, që dhanë jetën për fe, për liri, për demokraci dhe për bashkëjetesën shembullore të paqes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco