PD, kallëzim penal në SPAK ndaj Tërmet Peçit

PD, kallëzim penal në SPAK ndaj Tërmet Peçit

12:38, 20/09/2020
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka bërë kallëzim penal ndaj kryebashkiakut të Përmetit Tërmet Peçi, në Prokurorinë e Përgjithshme dhe SPAK, pasi ai ka lejuar ndërtimin e godinave në shtratin e lumit Drino.

Bashkë me Tërmet Peçin, PD-ja e përfaqësuar nga Çlirim Gjata, Sekretar për Çështjet Ligjore, ka akuzuar edhe Zamir Dedejn, që është drejtor i Zonave të Mbrojtura. 

Katër akuza i janë ngarkuar Peçit dhe Dedejt: Shpërdorim i detyrës, vjedhje duke shpërdoruar detyrën, korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike , vepra penale kundër mjedisit.

Sipas PD-së, ata kanë lejuar në kundërshtim me ligjin, ndërtimin e një objekti 6-katësh në shtratin e lumit, pranë Ujit të Ftohtë në Tepelenë, një monument natyre. Por Ligji për Zonat e Mbrojtura dhe Ligji për Burimet Ujore e ndalon kategorikisht këtë. Sipas PD-së, ato nuk mund të preken sipas interesave të zyrtarëve të korruptuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tajari20/09/2020 16:19

Sa emer i shpifur"termet" Rrac kanibalesh te kuq... Far e keqe mos mbifte me se shum gjynahe kan bere.

Termuti20/09/2020 14:14

Ca eshte ky emer Termut, si cap me baluke duket....

Shto koment

Denonco