Çim Peka: Dy arsye se pse Rama propozoi lista 100 përqind të mbyllura

Çim Peka: Dy arsye se pse Rama propozoi lista 100 përqind të mbyllura

19:43, 18/09/2020

Gazetari Çim Peka komentoi për Juli Krisafin në edicionin e mbrëmjes në SYRI TV propozimet e mazhorancës për Kodin Zgjedhor. Ai tha se drafti i tyre parasheh lista 100 përqind të mbyllura.

“Listën dhe renditjen e bën kryetari i partisë, nuk bëhet në rend alfabetik. Matematikisht është e pamundur që zgjedhësi të përcaktojë renditjen,” tha Peka.

Sipas tij, Rama nuk po kërkon kompromis me opozitën, pasi ka deklaruar se do i kalojë vetë ndryshimet në Kodin Zgjedhor pasi ka mazhorancën në Kuvend.

“Rama ka joshur atë që njihet si opozita parlamentare për të bërë ndryshimet kushtetuese dhe tani bën propozim për mbylljen e listave,” tha Peka.

Sipas tij, janë dy arsye sepse Edi Rama propozoi listat e mbyllura. E para, sepse ajo nuk bën dot fushatë pasi ata që kanë dalë në terren, po përballen me dyshimet e votuesve nëse do jenë në lista. E dyta, sepse duhet t’u mbyllë gojën figurave kryesore të ekzekutivit, që kanë firmosur për të.

“Figurat kryesore të ekzekutivit e kanë të vështirë të fitojnë me lista të hapura. Në këtë aspekt këta janë njerëzit më pak të privilegjuar për listat e hapura, por janë njerëzit që kanë firmosur për zotin Rama dhe listat e mbyllura u garantojnë postin e deputetit. Në momentin që flitet për lista të hapura, njerëzit nuk i takojnë ata që shkojnë në bazë për fushatë me autoritetin e dikujt që nuk dihet nëse është kandidat për deputet,” tha Peka.

I pyetur se përse Edi Rama po udhëheq listën në Durrës, Peka tha: “Një arsye është porti. Ku ka porte, ka trafiqe. I shijojnë portet. Rama nuk shkëputet dot nga trafiqet dhe portet”.

Peka komentoi edhe intervistën e kreut të PD, Lulzim Basha në emisionin Opinion.

“Nuk është se kishte gjëja të reja. Por duket se Basha do e ndërtojë fushatën mbi ekonominë. Është një zgjidhje e mençur,” tha Peka.

Ai tha se Basha nuk ka një ekip të mirëfilltë, për të thënë që ky është ekipi i Bashës.

“Mund të jetë zgjedhja e tij që në pamundësi për të ndërtuar një ekip stabël në 8 vite, të fusë në qeverisje njerëz që janë shkolluar jashtë. Është një kohë e shkurtër për t’i kontestuar si kandidatura,” tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Klodjan18/09/2020 22:01

O cim peka o bythlepiresa te politikes na keni care karin si ps dhe pd dhe lsi populli ska buke te haje kurse ju putana gazetare mereni me kurvat e politikes . Tu vije turp legena

Shto koment

Denonco