Edi Rama erdhi në pushtet duke sharë Nanon, po ikën 'duke i bërë llapë'

Edi Rama erdhi në pushtet duke sharë Nanon, po ikën 'duke i bërë llapë'

11:42, 18/09/2020
A+ Aa A-

Të gjithëve ju kujtohen ndjesat e Edi Ramës ndaj socialistëve për ato që kishte `katranosur` Fatos Nano, menjëherë pasi i zuri vendin e kryetarit.

Të gjithëve ju kujtohet (sepse është edhe e dokumentuar) se çfarë shkruan ai në librin “Kurban” në vitin 2011 për paraardhësin e tij dhe themeluesin e Partisë Socialiste.

Në faqen 61 të tij, ky Ramë, i cili sot po i lëpihet në funksion të një mandati të tretë, e përshkruan Fatos Nanon si  një Edmond Dantes hakmarrës të verbër; si një aventurier gjysmë romantik e gjysmë marifetçi; i dashuruar me veten; i zgjuar por  i palexuar dhe veçanërisht si të  papërgjegjshëm në shpërdorimin e pushtetit, që i patën dhuruar të tjerët.

Në të njëjtin libër (Faqe 211-212), i njëjti Edi Ramë që sot i thur `lavde pa doganë`, e përshkruan Fatos Nanon me tallje si “zog vetmitar” të arratisur nga realiteti dhe në krye të një  qeverie e cila ishte shkëputur fatalisht nga punët, njerëzit dhe problemet e shumta të vendit.

Është i njëjti Edi Ramë, i cili sapo erdhi në pushtet në vitin 2013 ju kërkoi falje shqiptarëve për qeverisjen e “korruptuar dhe të dehur” të Partisë Socialiste nën drejtimin e Fatos Nanos.

Sot vetëm pak muaj përpara se të iki nga pushteti të cilin e nisi duke sharë Nanon është po i njëjti Ramë, që sipas punës më të fundit të mjeshtrit Bujar Kapexhiu dhe botuar në “Mapo” e ka lëshuar llapën e lëpirjes, “pa doganë”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gladiator.18/09/2020 15:45

Nga te gjitha partite qe kane ardhur ne fuqi pas 1990 ,asnje ska denuar krimet e komunizmit,te gjitha kane shkateruar pronat dhe varferuar Shqiperine. Perfundini: Jane njesoj dhe baza e tyre ideologjike eshte e njejte. PKSH

Skrapari18/09/2020 12:05

Personalisht nuk me intereson mardhenja midis dy vlleheve, cobaneve, llacifaceve, Nano- Rama. Besoj askujt nuk i intereson.

Shto koment

Denonco