Basha: Nuk bëj qeveri me Ramën, ai do të mbajë përgjegjësi, do të shkojë në...

Basha: Nuk bëj qeveri me Ramën, ai do të mbajë përgjegjësi, do të shkojë në...

21:44, 17/09/2020
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka dhënë përgjigje pyetjes nëse mund të ketë një qeveri të madhe PD-PS nëse pas zgjedhjeve asnjëra prej tyre nuk ka numrat për të bërë mazhorancën.

‘Edi Rama dhe ministrat e tij duhet të mbajnë përgjegjësi penale dhe politike, sepse vendi t’i japë fund kulturës së pandëshkueshmërisë, duhet distancim nga korrupsioni dhe nga krimi, sepse është e paimagjinueshme që PD të bëhet fasadë, e nje sekti dhe kjo është interes i vendit’

 ‘Nuk do të shkoj të bëj qeveri me Edi Ramën sepse ministrat e Edi Ramës duhet të mbajnë përgjegjësi. Ata duhet të shkojnë në opozitë dhe të distancohen nga krimi dhe korrupsioni. Është e paimagjinueshme që PD të bëhet fasadë e kësaj.

Oferta nga Rama? E kam thënë në konferencë për shtyp. Ato oferta tregojnë vetëm një gjë, panikun e humbjes që i ka kapur dhe që për pushtet janë të gatshëm të bëjnë gjithçka. Mandati i tretë për ta është për çfarë? Për të vjedhur?’ - tha Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco