Ilir Beqaj përjashton Ditmir Bushatin nga PS-ja

Ilir Beqaj përjashton Ditmir Bushatin nga PS-ja

14:02, 08/09/2020
A+ Aa A-

Që në mbledhjen e parë të zhvilluar në Shkodër, Ilir Beqaj ka bërë të ditur se Ditmir Bushati është i përjashtuar nga PS-ja.

Edhe pse nuk është zyrtarizuar ende, ky vendim pritet të merret në asamblenë e 11 shtatorit që do të zhvillojë PS-ja.

Beqaj ka zhvilluar takimin e parë prezantues me strukturat e PS-së në qarkun Shkodër si koordinator politik i emëruar nga Rama në mbledhjen e fundit të kryesisë dhe grupit parlamentar.

Edhe pse nuk ja zuri emrin në gojë ish-ministrit të Jashtëm i cili rrjedh edhe nga një familje me emër në Shkodër, Beqja, deklaroi se të paktën për një vit nuk është punuar fare me partinë. Gjithashtu ai paralajmëroi edhe drejtorët e institucioneve, për të cilët tha se pavarësisht se nuk janë `një punë e tij`, do të kalojnë të gjithë në sitë.

‘Kemi një boshllëk një vjeçar në punën e partisë dhe duhet të punojmë shumë. Sigurisht, jam i vetëdijshëm për problemet e partisë dhe drejtorëve. Drejtorët nuk janë një punë e imja, por do të shohim se si kanë punuar sepse kur vjen puna për legalizime ose funksione të tjera nuk ka të majte e të djathtë. Për drejtoritë e zhvendosura nga Shkodra në Lezhë besoj se kjo është një temë e gjatë dhe do të dojë më shumë kohë për të kuptuar konceptin e rajoneve’, deklaroi mes të tjerave ai.

Gjithashtu në fjalën e tij Beqja la për të kuptuar se ka marrë fuqinë nga kryeministri edhe për listën e kandidatëve për deputet që do të nxjerrë PS nga ky qark.

‘Për mua është privilegj që kthehem në Shkodër. Ndryshimet në qeveri janë e drejtë e kryeministrit dhe 7 muaj para zgjedhjeve nuk është e lehtë të bëhen. Kam pranuar me dëshirë propozimin e kryeministrit sepse në Shkodër e kam filluar politikën aktive. Me kryeministrin kam një marrëdhënie sy me sy për të cilën zgjat shumë pak vendimmarrja. Për kandidatët për deputetët në Shkodër, drejtuesi politik i qarkut ka për detyrë të merret me të gjithë. Në këtë faze jemi shpejt për të kaluar tek kandidaturat’, tha për këtë çështje ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t08/09/2020 16:08

Shkodranet kane per ti bere hajdutit Beqja,ate qe lushnjaret i bene T.Shehut ne 97

I Biri08/09/2020 16:03

I biri i Hamdiut përjashton të birin e Sulës. Vazhdon vazhdimi i çfaqjes së shëmtuar të këtyre fytyrave të ndyra, si të baba-llarëve të tyre. O popull shqiptar, pa hequr qafet komunistët dhe pjellat e tyre të shëmtuara (o Zot sa i shëmtut është ky Iliri, shumë me keq edhe se i ati Hamdi. Surrati si padqyrë e shpirtit të skëterrosur. Hamdi të thom e Hamdi të bëj i tha enveri atij burri që ngjante më shumë si fokë se sa si njeri). Kanë kaluar mbi 30 vjet që ka cof enveri, shikoni se çfarë mënxyrash po i shkaktojnë Shqipërisë këta dobiçët e tij akoma sot e kësaj dite. Të çohemi e ti hedhim në gropë të halesë me kuç e me maç, aty e kanë vendin.

Shtetrrumpalle 08/09/2020 14:44

Nje hajn te qeverise ps e shkodres! Parimet e Rilindasve në zbatim.

Loni08/09/2020 14:26

Kesaj I thone te vesh ujkun te rruaj bagetine

Lushingabarbullushi 08/09/2020 14:23

Ju thoni qe dij problemet e patise dhe drejtorve! Tani te votojm prap juve?! Dhe pas kater vjetve te ngjojme prap te njejtat llafe. Fare e keqe. "Është e nevojshme të kufizohet liria e shprehjes. Jo të gjithë mund të shprehin idetë e tyre ndryshe shoqëria nuk do të jetë e “lire” (Me pak fjale, injorantet dhe budallenjte nuk duhet te flasin. Si dikur neper kuvende ku budallai nuk lejohej te merrte pjese. Personalisht do ju kisha heq edhe te drejten e votes).

Shqiptari08/09/2020 14:06

PO ÇFARË POLITIKE KE BËRË TI MORE MUTI-MUTI, PËR SHKODRËN DHE PËR SHQIPËRINË????!!!! TI KE 20 VJET QË VETËM PO VJEDH ME ÇDO LLOJ FORME DHE PO PASUROHESH PËR VETEN TËNDE, O KRIMINEL, O QELBËSIRË QË NUK KE AS CIPË, AS TURP DHE AS MORAL!!! POR TANI JU ERDHI FUNDI I TMERRSHËM, O HAJDUTË TË NDYRË!!!

Shto koment

Denonco