SKANDALI/ Arbitrazhi gjobit Shqipërinë me 44 mln euro gjobë, se Rama largoi grekët për të paguar trafikantin e drogës, mikun e Taulant Ballës

SKANDALI/ Arbitrazhi gjobit Shqipërinë me 44 mln euro gjobë, se Rama largoi grekët për të paguar trafikantin e drogës, mikun e Taulant Ballës

17:57, 05/09/2020
A+ Aa A-

Qeveria shqiptare duhet t'i paguajë 44 milionë dollarë kompanisë greke "Aktor" për mospagesën e punimeve në autostradën Tiranë-Elbasan . Grekët paditën në Arbitrazh qeverinë shqiptare dhe ICC ka vendosur në favor të kompanisë "Aktor". Por çfarë ndodhi? Si e hoqi qeveria Rama kompaninë në fund të punimeve, dhe pagesën ia dha kompanisë së biznesmenit Edmond Bego, në një vlerë prej 10 milionë euro.

Më 1 shtator 2020, Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit (ICC), i ka dhënë të drejtë kompanisë “Aktor” për punimet shtesë në autostradën Tiranë-Elbasan. Në vendimin prej 114 faqe të gjyqit, i siguruar ekskluzivisht nga Dosja.al, Arbitrazhi ka gjetur fajtor qeverinë shqiptare për largimin e kompanisë greke, e cila ndërtoi në kohë rekord Tunelin e Kërrabës,  por u largua pas rishikimit të projektit për pjesën e shembjes në Ibë.

Pas largimit me një mal me borxhe me nënkontraktorët, kompania paditi qeverinë shqiptare, duke kërkuar dëmshpërblim për largimin.  Në vendim, Arbitrazhi thotë se qeveria shqiptare ka për detyrim të paguajë menjëherë “Aktor” për shkeljet me procedurat e ndërtimit të autostradës. 

Pretendimi i kompanisë Aktor

Kompania greke Aktor, e cila ndërtoi tunelin e Kërrabës dhe fitoi tenderin për rrugën Tiranë-Elbasan, u përball me një “telenovelë” shqiptare. Aktor përfundoi tunelin e Kërrabës, i cili kushtoi 8.3 miliardë lekë por për dy lotet e tjera u fut në garë së bashku me kompaninë COPRI. Aktor pretendoi në gjykatë se për autostradën Tiranë-Elbasan, ka bërë punime shtesë që ia kërkoi qeveria shqiptare, por këto punime nuk u paguan kurrë, duke e lenë kompaninë me borxhe me nënkontraktorët, por edhe një bilanc tejet negativ. Në momentin kur “Aktor” kishte nisur punimet shtesë, qeveria shqiptare largoi “Aktor” dhe pajtoi kompaninë e biznesmenit të akuzuar nga opozita si të lidhur me qeverinë, Edmond Bego, “Inerte Ekspress”. Kompania e Begos mori pagesën prej 10 milionë euro për përfundimin e punimeve në rrugën Tiranë-Elbasan dhe përfundoi punimet. Për rrjedhojë mori edhe pagesën, duke refuzuar të paguante kompaninë me të cilën ishte dakordësuar dhe kishte rënë dakord.

Tanimë, qeveria duhet të pranojë faturën e kripur prej 44 milionë dollarë e cila do të paguhet nga taksat e qytetarëve shqiptare. Kjo kosto, bashkëngjitur asaj të rrugës, e kthen autostradën Tiranë-Elbasan në një “gropë” të madhe për financat e qeverisë shqiptare.

Rruga e re Tiranë -Elbasan me gjatësi 27 kilometra nisi të ndërtohej në vitin 2011 m një kosto 33 miliardë lekësh (260 milionë euro). Afati për përfundimin total të punimeve ishte viti 2015, por një shembje që ndodhi në Ibë, kërkoi rishikim të projektit dhe kosto të reja. Për dy vite ekzaminime dhe negociata qeveria shqiptare u detyrua të marrë edhe dy kredi të tjera shtesë për përfundimin e rrugës me vlerë 51 milionë euro, duke e çuar koston në total në mbi 300 milionë euro.

Tanimë, bashkëngjitur edhe me vlerën e dëmshpërblimit, kostoja rritet, ndërsa gjyqi me “Aktor” bëhet gjyqi i dytë, pas Becchetit, që “gjunjëzon” qeverinë shqiptare në raport me kompanitë private dhe me bashkëpunimin me to, që në fund të ditës përkthehet në dëm në xhepat e qytetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Edi 07/09/2020 20:32

E kujt i plasi grek jan ata pse me idhen pare mir ja boni

Lushingabarbullushi06/09/2020 18:25

Te behet ligji qe: kush eshte shkatari i ketyre gjobave ti paguaj! Edhe nese behen me vendime kologjiale, te perpjestohen e ti paguajn. Cfar faji kemi neve si popull?!

Uot the fak06/09/2020 07:22

Keto para ti paguaje Rama dhe Tualet Balla. Perqindjen le ta ndajne ashtu sic kane ndare fitimin. Qelbesirat! E cvaten kete popull.

pacavuret...05/09/2020 22:01

Ata te tre ne foto njeri me i bukur se tjetri... kot nuk thone : rrokulliset tenxherja e gjen kapakun Rama = Tenxherja Tualeti = Kapaku Ai tjetri (nuk ja di emrin) = Çorba

Albi05/09/2020 20:38

E roptuat Shqiperine ju mallkofte zoti. Ju zente mallkimi i atyre qe skane cfar te hane dhe mos pafshi dit te mira kurre kurre.

Nje qytetar qe po plas.05/09/2020 18:12

Emo nuk prish pune, si thote ai gjeniu i financave shqiptare Arben Ahmetaj, se mos i paguan qytetari, buxheti i shtetit do i paguaje.

Karna05/09/2020 18:07

Si nuk mban njeri pergjegjesi per asgje ne kete vend. As gjykata as avokati as zyrtari as qytetari. Nje xhungel ne favor te pushtetarit. Mire e ka pd ketu duhet mosbindje civile e askush mos te paguaje per asnje gje asnje sherbim e te behet muti kala ose cdo sherbim qe do marresh ta marresh me pagese ne dore.

Tepsia05/09/2020 18:06

Skeme per te vjedhur dy here shqipetaret. Rama e ka shitur shqiperine dhe kjo tashme dihet mire nga te gjithe.

Shto koment

Denonco