'SHBA do të heqë vizat për shtetasit e Kosovës?!' - Reagon Grenell

'SHBA do të heqë vizat për shtetasit e Kosovës?!' - Reagon Grenell

15:06, 05/09/2020
A+ Aa A-

Ditën e djeshme menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës në praninë e presidentit Trump, qarkulloi me shpejtësi një lajm sipas të cilit SHBA kishte premtuar se do të hiqte vizat për shtetasit e Kosovës.

 Madje ish-zv/ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, nëpërmjet një twitti e ka konsideruar punë të kryer këtë gjë, duke dhënë edhe afate kohore se kur do të ndodh heqja e vizave

Por ditën e sotme Emisari Special i Presidentit Donald Trump për marrëveshjen Serbi-Kosovë, Richard Grenell, po nëpërmjet një reagimi në rrjetin social Twitter e ka përgënjeshtruar lajmin në fjalë dhe vetë Petrit Selimin, i cili gjithashtu ka thënë se përveç heqjes së vizave SHBA përmes një granti për Kosovën të mundësojë ndërtimin e një tubacioni të gazit në Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë për të sjell gazin jo-rus afër Ballkanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shqiptari05/09/2020 17:07

Edhe keta te qeverise se re "Rilindase" te Kosoves qenkan mut-muti!!!! Mashtruesat me te qelbur, te pacipe dhe imorale!!! Sepse kane ne balle krye-mutin e Kosoves: Isa Mustafen!!!! Kosova duhet urgjentisht qe t'i drejtohet zgjedhjeve te jashtezakonshme sa nuk eshte vone! Kjo eshte nje qeveri kanalesh te ujrave te zeza te pazareve te felliqura antishqiptare!!! KJO ESHTE NJE QEVERI JO-LEGJITIME DHE PA MANDATIN DHE SHUMICEN E POPULLIT SHQIPTAR TE REPUBLIKES SE KOSOVES! KJO ESHTE NJE QEVERI PAZARXHINJSH PA MORAL DHE PADINJITET!

A05/09/2020 16:10

Kete do Serbi qe te boshatiset kosova.

Shto koment

Denonco