VIDEO/ PD rendit premtimet e pambajtura të Edi Ramës: 22 vjet në politikë nuk ka mbajtur asnjë

VIDEO/ PD rendit premtimet e pambajtura të Edi Ramës: 22 vjet në politikë nuk ka mbajtur asnjë

11:12, 28/08/2020
A+ Aa A-

“Karriera politike 22 vjeçare e Edi Ramës është e mbushur me premtime të pambajtura, që fshihen pas propagandës”, kështu thuhet në një reagim të nënkryetarit demokrat Edmond Spaho.

Ai ka bërë publike nje video ku shpjegohen premtimet e pambajtura të kreut të qeverisë .

DEKLARATA E NËNKRYETARIT TË PD, EDMOND SPAHO, NË EMËR TË PD.

Karriera politike 22 vjeçare e Edi Ramës është e mbushur me premtime të pambajtura, që fshihen pas propagandës.

Edi Rama nuk e mbajti premtimin për shëndetësinë falas.

Edi Rama nuk e mbajti premtimin për hapjen e 300 mijë vendeve të reja të punës.

Edi Rama gënjeu dhe nuk e mbajti premtimin për uljen e taksave për 97% të qytetarëve.

Edi Rama gënjeu dhe nuk e mbajti premtimin për uljen e çmimit të energjisë elektrike për qytetarët dhe bizneset.

Edi Rama gënjeu dhe nuk e mbajti premtimin për buxhetin më të lartë për arsimin në 30 vjet.

Edi Rama gënjeu dhe nuk e mbajti premtimin për subvencione për fermerët.

Lista e premtimeve të pambajtura të Edi Ramës është shumë e gjatë.  Qytetarët e ndjejnë vetë në kurriz keqqeverisjen e ndërtuar mbi gënjeshtrat e tij.

Sa herë kapet me të dyja duart në xhepat e qytetarëve, Edi Rama gënjen edhe më shumë.

Në rastin e inceneratorëve, aferës së korrupsionit Rama u kap në flagrancë duke vjedhur 400 milionë euro dhe premtoi se do jepte dorëheqjen. Por siç e di i madh e i vogël, ka 22 vjet që Edi Rama nuk mban asnjë premtim dhe vetëm gënjen. Dëgjojeni vetë:????

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Milanisti 3128/08/2020 12:06

Vdiq nje femij dje 3 vjec, arsye e vdekjes ishte vetem sepse nuk mund te kalonte kufirin te shkonte ne itali e te bente transplantin se ne Shqiperi nuk behej. A e kuptoni?! Vdiq nje femij familja kishte ber thirrje me pare dhe kerkonin vetem qe ta linin te shkonin ne Itali asgje me shume! Jetojme ne nje Shtet inekzistent per hallexhiun dhe shum te gjindur per te fortin, jetojme ne nje shoqeri te pa ndjeshme,te pa moralshme, turp per Shtetin, turp per Opoziten, turp per Median, turp per Shoqerine. Askush nuk e mbeshteti ate femije dhe ate familje!

Shto koment

Denonco