Teliti - Policisë: Pse ju duhen skafandrat?! Me ç'urdhër na ndaloni? Jemi këshilltarë, na lini të hyjmë!

Teliti - Policisë: Pse ju duhen skafandrat?! Me ç'urdhër na ndaloni? Jemi këshilltarë, na lini të hyjmë!

12:59, 07/05/2024
A+ Aa A-

Kreu i këshilltarëve të opozitës, Dorjan Teliti, ka debatuar në hyrje të bashkisë së Tiranës me drejtues të Policisë që kanë rrethuar godinën, duke mos lejuar të hyjnë në ambientet e tyre të punës në Këshillin Bashkiak/

“O ti shef që jep urdhra mbrapa, pse jep urdhra?! Çfarë po zgjidh fort aty?! Apo fshiheni mbrapa atje! Për çfarë u jep urdhër, këtyre?! – iu drejtua ai. - Çfarë janë këto skafandra këtu?! Ja ku jemi, tre këshilltarë, Tedi Blushi, Xhonatani dhe unë, këshilltarë. Na lejo të futemi brenda, çfarë ke?! Frikacak!

Hajde, hajde, mos u fshi, dil këtu para. Për çfarë ju duhen skafandrat?! Shkelësa të ligjit! A e shikoni? Kjo është situata e përsëritur për të pestën javë. Shikojeni!

Duam të futemi në ambientet tona të punës. Kush është ai që më ndalon mua?! Cili urdhër? I kujt shefi Policie? E pesta herë që ndodh e njëjta,gjë. Rrethojnë godinën e bashkisë, lejojnë të hyjë vetëm Erion Veliaj. Po ne si të zgjedhur?! Ne nuk futemi dot. Për ç’arsye?

Revolta popullore, e njerëzve të vjedhur me 135 milionë euro me incenerator, me 30 milionë euro të 5D, ato qindra familje që janë pa shtëpi sot se u tek disa ndërtuesve të Veliajn të ndërtojnë pallate te 5 Maji dhe në Kombinat...kjo është përgjigja e ligjshme e çdo qytetari që të heqë gardhin që ka vendosur pushteti me qytetarët e tij. Dhe ja ku jemi.”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco