'E vetmja qeveri që s'ka thënë një fjalë për sigurimin e vaksinës! S'vazhdohet më kështu!'

'E vetmja qeveri që s'ka thënë një fjalë për sigurimin e vaksinës! S'vazhdohet më kështu!'

14:06, 19/08/2020
A+ Aa A-

Nga Lulzim Basha.

Të gjithë e kemi të qartë se vaksina që po përgatitet në kohë rekord në laboratorë të ndryshën të botës mbetet mjeti më efikas për ndalimin e pandemisë covid-19.

Synimi është që ashtu si jemi vaksinuar kundër fruthit, rubeolës, hepatitit apo edhe virusit të gripit stinor, të mund që të vaksinohemi edhe kundër virusit covid-19 sapo të jetë gati vaksina.

Për këtë arsye gjithë vëmendja e qeverive anembanë botës sot është fokusuar tek sigurimi i vaksinës anti-covid si mënyra e vetme për të ndalur virusin që po merr çdo ditë jetë njerëzish.

BE, SHBA, por edhe vendet fqinje me Shqipërinë kanë paraporositur, rezervuar apo kanë ndarë fonde të veçanta për blerjen e saj, duke qenë se kërkesa për vaksinën anti-covid është globale dhe kapacitetet prodhuese nuk mundësojnë dot një shpërndarje të njëtrajtshme të saj.

Kjo është e vetmja qeveri që nuk ka thënë ende asnjë fjalë dhe nuk ka bërë publik asnjë plan për sigurimin e vaksinës.

Është urgjente të përcaktohen fondet e nevojshme për vaksinën anti-covid dhe të nisin bisedimet me BE dhe SHBA në mënyrë që edhe qytetarët shqiptarë të kenë mundësi të vaksinohen kundër covid19 sapo vaksina e re të jetë gati. Pa asnjë vonesë!

Shqiptarëve vazhdon t’ju mungojë informacioni se si është situata në spitale, sa teste janë siguruar, sa shtretër, sa aparate respiratore dhe medikamente janë në dispozicion për njerëzit në nevojë. Qytetarët ende nuk kanë mundësi të testohen edhe kur kanë patur kontakt me persona të infektuar.

Nuk mund të vazhdohet më kështu! Pasojat e kësaj neglizhence do të jenë fatkeqësisht shumë të rënda, si për shëndetin ashtu edhe për ekonominë e shqiptarëve.

Ndaj pa humbur më asnjë ditë, duhet që qytetarët të informohen me përgjegjësi dhe transparencë: sa vaksina kundër gripit sezonal ka siguruar qeveria, sa do të jetë fondi në dispozicion për vaksinën anti-covid dhe çfarë protokollesh do të ndiqen për bërjen e kësaj vaksine me qëllim që tu sigurohet mundësia të gjithë shqiptarëve sipas radhës së përcaktuar nga niveli i rrezikut të ekspozimit.

Edhe njëherë përsëris thirrjen që qytetarët të kujdesen për shëndetin e tyre dhe të afërmve të tyre, të respektojnë distancimin social, të mbajnë maskat dhe të zbatojnë të gjitha protokollet shëndetësore të OBSH-së. Virusi është mes nesh dhe derisa të kemi vaksinën, kujdesi dhe masat e gjithsecilit prej nesh janë jetike për t'u mbrojtur prej tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mondi19/08/2020 19:09

NUK KA VAKSINE ME DETYRIM. More LEGEN per sa e shitur shpirtin ? Deshiron ti shkaterrosh jeten dhe te ardhmen popullit tend per nje karrige dhe per pak pushtet. Nje gje duhet ta dish mire "E s'ka dyshim se tradhetaret nuk kane sukses" !

Kavaja sot19/08/2020 18:55

Luli Basha udhëheqës largpamës.Bravo ti i duhesh Shqipërisë.

t19/08/2020 18:25

Syri me sa po kuptohet ka vendos mos te publikoje më komentet negative pet lulin,por e keni gabim,rama vertet eshte bere krejesisht i padurueshem dhe antishqiptar ,por mos kujtoni se luli do ta rregulloje shqiperine.shqiperia edhe per disa dekada nuk ka per ta marre veten dhe luli eshte thjesht nje rotacion,por edhe kjo mbetet per tu pare

Kavaja sot19/08/2020 18:18

O shoku Luli Basha çfarë di ti për gripin këtë vit.Cili grip do të bjerë dhe cila vaksinë i korrespondon. Ti kanë dhënë detyrat dhe ti i zbaton me një besnikëri të paparë Ku të kanë kapur që të shantazhojnë.Kërkesat tuaja çojnë ujë vetëm tek deti i Ramës.Thënë ndryshe kur ta realizojë Rama vaksinimin do dalësh ti të na thuadh se ja propozova unë ( koduzi).Ti je një ushtar që i shërben Ramës se të urdhërojnë "miqtë".

Shto koment

Denonco