Vjen emërimi/ Dosja 184 dhe 339, pushime së bashku në Jalë

Vjen emërimi/ Dosja 184 dhe 339, pushime së bashku në Jalë

15:56, 18/08/2020
A+ Aa A-

Në vend që disa prej tyre të ishin pas hekurave dhe të jepnin llogari për blerje zgjedhjesh e vjedhje votash në vitin 2017, nën bekimin e Edi Ramës ata vazhdojnë të pushojnë të qetë në plazhet e vendit.

Bëhet fjalë për protagonistët kryesorë të dosjeve 339 në Durrës, ku personazhi kryesor është Vangjush Dako dhe dosjen 184 në Dibër, ku personazhi kryesor është Ymer Lala.

Në vend të tyre, SPAK-u para pak ditësh ndaloi disa komisionarë zgjedhjesh në Durrës, të cilët gjoja kanë manipuluar zgjedhjet e 2017, duke vjedhur vota e duke i hedhur nëpër kuti në emër të partisë së Edi Ramës.

E duke mos qenë as nën hetim e jo më në qeli, protagonistët e vjedhjeve të zgjedhjeve të vitit 2017, kanë nisur emërimet.

Gjatë gjithë verës, Vangjush Dako dhe Ymer Lala kanë bërë pushime luksoze duke shoqëruar Edi Ramën nëpër Himarë dhe në zona të tjera.

Dhe nuk kishte si të mos vinin rezultate nga këto pushime të përbashkëta.

Një prej tyre është edhe emërimi i njërit prej njerëzve të afërt të Ymer Lalës, që prej kohësh ja kërkonte Edi Ramës.

Bëhet fjalë për Fiqiret Kovaçin, të cilin Rama pritet ta emërojë në krye të Inspektoriatit Teknik Qendror.

Kështu kur duhet më pak se 1 vit nga zgjedhjet parlamentare, Edi Rama ka nisur të ndërtojë sërish skemat e tij të vjedhjes së votave, duke emëruar militantë dhe hajdutët e zgjedhjeve në krye të institucioneve.

Këtyre persona që emërohen tani, Rama u kërkon që ti mbushin thasët me vota në zgjedhje. E njëjta skemë që është përdorur dhe më parë.

Kështu që Rama ka nisur të bëhet gati për të bërë tentativa për të vjedhur sa më shumë vota edhe pse e di që është drejt një humbjeje historike të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

skender20/08/2020 16:23

hiken muti dhe vjen kaka ,.......shqiptaret po malukata,

Turi20/08/2020 13:53

Fiqireti eshte i ish Drejtor i Patentave ne kohen e PD-se. E kemi emrin e tij tek lejet e drejtimit. Mbase Lala po kalon djathtas qe te shpetoje neser nga problemet.

Shto koment

Denonco