'Rama mori borxh 3 mld euro për rrugët/ Shehaj: Janë vjedhur me projekte fasadash

'Rama mori borxh 3 mld euro për rrugët/ Shehaj: Janë vjedhur me projekte fasadash

17:35, 14/08/2020

Ish-deputeti i PD-së, Agron Shehaj përmes një postimi në Facebook thotë se kryeministri Rama mori mbi 3 miliardë euro borxh neto dhe nuk ndërtoi asnjë rrugë.

Sipas tij këto para janë shpërdoruar, keqmenaxhuar dhe vjedhur me projekte fasadash.

STATUSI I PLOTE

Edi Rama mori mbi 3 miliardë euro borxh neto dhe nuk ndërtoi asnjë rrugë, me përjashtim mbylljen e disa segmenteve të vogla të projekteve të nisura nga qeveria e PD-së, si Unaza e Madhe me të cilën u mburr sot.

3 miliardë euro janë shpërdoruar, keqmenaxhuar dhe vjedhur me projekte fasadash. Imagjinoni një çast sikur të mos kishim zbuluar aferën DH Albania: rreth 50 milionë euro (bashkë me ato të paguara nga OSSHE për DH Albania) do ishin në llogari private në SHBA. Me gjasa kështu kanë përfunduar qindra milionë euro.

Shqipëria ka nevoja jetike për infrastukturë, për të gjallëruar ekonominë, shfrytëzuar potencialin e saj të madh turistik dhe pozicionin strategjik gjeografik. Të harxhosh 3 miliardë euro borxh dhe të mos ndërtosh asnjë vepër të mirëfilltë infrastrukturore është kriminale. Ndërkohë, potenciali i humbur ekonomik nga mungesa e infrastrukturës është edhe shumë miliardë euro të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ramavirusi vs Ramahajduti14/08/2020 18:43

Ku eshte (A)Spak... apo BKH (Boll Keni Hanger)...mut

Shto koment

Denonco