Mesazhi/ Ilir Meta krenar me Havzi Nelën, Rama krenar me vrasësin e tij

Mesazhi/ Ilir Meta krenar me Havzi Nelën, Rama krenar me vrasësin e tij

09:44, 10/08/2020

Presidenti Ilir Meta postoi një mesazh në ditën e 32-vjetorit të varjes së poetit kuksian, Havzi Nela. Duke aluduar me situatën aktuale, Meta shkruan se 'litari i vrasësve të Havzi Nelës nuk do e vrasë demokracinë'. Kujtojmë se para pak ditësh, kryeministri Edi Rama u krenua me të atin, Kristaqin, që ka firmosur varjen e poetit, duke thënë se ai ka qenë në anën e duhur të historisë.

MESAZHI

Litari i xhelatëve që i shteri frymën e fundit poetit disident dhe martirit të fjalës së lirë Havzi Nela, nuk do mundë kurrë të vrasë demokracinë, dinjitetin dhe të drejtat e njeriut, si dhe ëndrrën e çdo shqiptari për një Shqipëri si gjithë Europa.

"Liria më thërret, vdekja nuk më tund", vargjet e poezisë së Havzni Nelës edhe sot gjëmojnë me një forcë të jashtëzakonshme:

O LIRI, O VDEKJE

Nuk them se jam trim, jo as frikacak,

Thellë n’afshet e shpirtit më grafllon guximi;

Vdekja për liri nuk më tremb aspak,

S’e duron robninë zemra e nji trimi?!

 

Pse or pse t’kem frikë, frikë se mos po vdes?!

Oh, çfarë marrie, ndoshta faj për mue!

T’ecësh zvarrë si krimb, t’mos jesh kurrë serbes,

Kët s’ia fali vetes, kjo m’ban me u mendue.

 

Pse t’më dhimbset jeta, pse u dashka kursye?

Veç me përtyp bukë, me u rropatë si kalë?

Pa nji fjalë ngushllimi, pa nji ditë lumnie,

Unë skllav i bindun, tash, kur s’jam as djalë.

 

Deri kur durim, deri kur me shpresë?

Jo, jo, mos m’i thoni, këto fjalë nuk due.

Me durim e shpresë nuk due të vdes.

Si jeta dhe vdekja duhen meritue.

 

S’meriton asnjenën kur mbetesh gur varri

Ndaj rri e mendohem jetës me i dhanë fund.

Le të kënaqet hasmi, le të qeshë i marri!

Liria më thërret, vdekja nuk më tund.

 

Arrën, Nandor 1987

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Milaim Nela10/08/2020 20:47

Nëse Ilir Meta është serioz dhe jo hipokrit në ato që thotë për Havzi Nelën duhet t'i anullojë dekoratën që Alfred Moisiu i ka akorduar Femi Abdiut, vrasësit të Havzi Nelës. Është kaq e thjeshtë!

Emigranti10/08/2020 10:59

Rrespekt pa kufi per poetin e madh Havzi Nela, i perjetshem qoft kujtimi i tij, por drama me e madhe per ne sot esht se shqiperin e drejton nje nga bijt e ati qe firmosi per varjen e te pavdekshmit Havzi Nela, imagjinoni ne cfar paradoksi jetojm , flini gjum shqiptar duroni shtypjen e fjales se lir nga bijt e atyre qe na Varen ket Vigan te poezis shqipe

Shto koment

Denonco