Mjeku që vdiq nga virusi ishte i papunë, ministria priste... aplikimin

Mjeku që vdiq nga virusi ishte i papunë, ministria priste... aplikimin

12:12, 03/08/2020
A+ Aa A-

Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama i bëri thirrje Italisë për të na ndihmuar me më shumë personel mjekësor, pasi gjendja e epidemisë në vendin tonë është serioze.

Po ashtu ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se do të rekrutoheshin rreth 300 mjekë nga i gjithë sistemi, vetëm në shërbim të kësaj situate që sa vjen e rëndohet.

Teksa qindra mjekë largohen rregullisht drejt Gjermanisë dhe Shqipëria ka numrin më të ulët të mjekëve për banorë në Europë, për mjekun pneumolog 53 vjeçar Anibal Byberi nuk kishte një vend në sistemin tonë shëndetësor. Ai kishte kohë që ishte i papunë që pas largimit nga shërbimi në spitalin e burgut 302.

Profesioni i tij si pneumolog është deciziv në luftën kundër COVID-19. Por pavarësisht nga kjo ministria e Shëndetësisë thotë se po priste që ai të aplikonte në portalin që fton bluzat e bardha të punojnë vullnetarë, “Mjekë për Shqipërinë”.

“Mjeku Anibal Byberi vuante nga psoriasis, një sëmundje lëkure dhe obeziteti. Pas shumë vitesh punë në vendlindjen e tij, ka punuar për disa kohë si mjek në burgun 302, ndërsa aktualisht nuk ishte në punë, ndërsa këto ditë do të konkurronte në portalin “Mjekë për Shqipërinë””, thuhet në një njoftim zyrtar të ministrisë së Shëndetësisë për këtë rast skandaloz.

Pas rëndimit të gjendjes shëndetësore, mjeku Byberi është paraqitur në Urgjencën e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, ku pavarësisht ndihmës së menjëhershme të ofruar nga stafi mjekësor, fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e insuficencës së rëndë respiratore.

Byberi është i mjeku i tretë që ndërron jetë si pasojë e Covid-19, pas Hysni Shkjaut dhe Arjan Pushit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Elena03/08/2020 12:19

O pika qe s'i bie shendetesise tone falas, nuk ruan dot as personelin e vet!

Shto koment

Denonco