Kapexhiu/ Një shkelm për `miqtë e shtrenjtë`

Kapexhiu/ Një shkelm për `miqtë e shtrenjtë`

10:26, 31/07/2020
A+ Aa A-

Mjeshtri Kapexhiu ka sjellë sot në gazetën Mapo me punimin e tij, aktin më të fundit të skenës politike. Kapexhiu e thotë me karikaturën e tij, më qartë e më pastër se mijëra fjalë e përshkrime.

Edi Rama godet me shkelm ambasadorët, me të cilët ai deri tani ka ndarë çdo gjë, dhe është munduar t’i nxjerrë në publik sikur i ka gjithnjë në krah. 
Por Rama papritur u bë sovranist dhe i përzuri ndërkombëtarët.
Përfaqësuesit e Shba, BE, Berlinit, kanë shprehur dje keqardhjen për ndryshimet e njëanshme dhe pa konsensus të Kushtetutës që kreu Rama në Parlament. Kryeministri riktheu edhe një herë konfliktin e fortë politik dhe vuri që tani në rrezik zgjedhjet, kushtin e parë dhe kryesor të nisjes së negociatave me Brukselin.
Karikatura e Kapexhiut sot në gazetën Mapo, ka pushtuar rrjetin dhe po bëhet sakaq virale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Leonsio31/07/2020 13:12

Shume bukur , shume e goditur ... tani "topi " eshte ne fushen e atyre qe jane " shqelmuar " nga i çmensuri i Surrelit . Bravo shume e madhe per B. Kapexhiun .

Shto koment

Denonco