Rama në Këshill: Nuk ndalojmë koalicionet, por do i grupojmë

Rama në Këshill: Nuk ndalojmë koalicionet, por do i grupojmë

15:46, 20/07/2020
A+ Aa A-

I pranishëm në Këshillin Politike, Edi Rama ka deklaruar se propozimi i tij për të hapur listat, nuk i ndalon koalicionet, por i grupon në një të vetëm.

Gjatë fjalës së tij, Rama është shprehur se mazhoranca nuk i ka votat për të miratuar marrëveshjen në Kuvend, prandaj është futur në bisedime me ata që ai i emërton si opozitë.

‘Ne nuk ndryshojmë as sistem, as zona zgjedhore. E vetmja gjë është që po hapim listat. Edhe për hapjen e listave, hajdeni ulemi nëse keni ndonjë mendim se si të garantojmë kuotën gjinore sa më mirë.

Por në një koalicion siç i bën gjithë Europa dhe jo si modeli ynë i deritanishëm që se ka askush

Nuk ndalojmë koalicionet, por formë grupimi që të mundësojë hapjen e listave dhe të mos ndërlikojë administrimin.

Korrektimi në kod i përket vetëm pjesës së hapjes së listave dhe nuk cënon përmbajtjen e dokumentit.

Ne i qëndrojmë marrëveshjes. Marrëveshja duhet miratuar, për tu miratuar duhen votat në kuvend që ne si mazhorance nuk i kemi. Në bisedimet me opozitën parlamentare kemi dakordësuar për hapjen e listave.

Ajo çka kërkojmë është hajdeni ulemi dhe me sa me shumë dakordësi të reflektojmë në kod këtë sanksionim të hapjes së listave që vjen nga ndryshimi kushtetues.

Pra nuk u ndalon njeri të bëni aleancat tuaja’, është shprehur Edi Rama në Këshillin Politik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco