‘Do punoj në akademi, ma ka rregulluar Gjinushi’-Iriqi bisedon me Zani Çaushin

‘Do punoj në akademi, ma ka rregulluar Gjinushi’-Iriqi bisedon me Zani Çaushin

16:15, 16/07/2020
A+ Aa A-

Iriqi: - Së shpejti do lirohesh nga burgu?

Zani: - Në fakt e prisja vitin që vjen. Por më lajmëruan të bëhem gati. Siç duket do kemi zgjedhje këtë vit.

Iriqi: - Po ti ç’punë ke me zgjedhjet?

Zani: - Po a kam vrarë njerëz? A kam marrë peng? A kam bërë trafik?

Iriqi: - Po. Dhe?

Zani: - Dhe e meritoj të më bëjnë deputet. Veç mos më caktoni në Vlorë se nga që banda ime do që të fitoj patjetër do i vjedhin edhe votat e Ramës. Nuk falin ata. Ndaj nuk pranon ai lista të hapura. Se ia dhjes në Vlorë, e nxjerr pas meje.

Iriqi: - The se do nisje punë sa të dilje. Ku?

Zani:- Ma ka bërë borxh ai Gjinushi. Drejt e te Akademia e Shkencave më emëroi. Po unë arsim leshi kam, i thashë. Edhe Xhufi historian leshi është, por e bëmë akademik, më tha.

Iriqi: - Do bëhesh akademik?

Zani: - Për zotin nuk di gjë. Mbase dhe më bëjnë. Se ky shtet mbi bandat po rri në këmbë. Do e mësoj kur të shkoj atje. Gjinushi ka bërë dhe protokollin e pritjes sime. Vishu me frak e papion si atë ditë me Prodin, më porositi. Do paraqitem në orën dhjetë. Se atë orë nis dhe parlamenti. Do dalë Gjinushi, por edhe Ruçi, Majko dhe nga Rama do më vijnë dy tufa lulesh. Është xheloz se jemi rivalë në Vlorë. Po e dua gomarin. E dua se kur më sheh është si femër. Ul sytë poshtë.

Iriqi: - Ke pasur komunikim me Gjinushin?

Zani: - Po. Më dërgoi një letër si fillim. U nxeha.

Iriqi: - Pse?

Zani: - Se unë nuk di të lexoj. Më merr në cel, i thashë.

Iriqi: - Ke cel në qeli?

Zani: - Hahaha, po pse mos kem, i vdekur jam unë! Burgjet sot për ne me burgim të përjetshëm janë parajsë. Nuk na mungon gjë. Televizor, sobë, satelit, frigorifer, kondicionier dhe karusel.

Iriqi: - Karusel?

Zani: - Po, po. Sa herë të duam ngatërrohemi me ca femra që na i sjellin kur na ngrihet... mendja.

Iriqi: - Si përfundim ç’do bësh për zgjedhjet?

Zani: - Do i mbush kutitë një natë para. Do fusim dhe procesverbalin brenda. Do i japim dhe ca vota PD-së. Ma tha qartë Rama.

Iriqi: - Çfarë?

Zani: - Ose mbush kutitë ose do pleqërojmë bashkë te burgu 313. Ti e ke në dorë, më tha. E besova se dridhej. S’ka faj. Unë me ca të vrarë dhe e mora të përjetshme. Ai ka vrarë e internuar një popull të tërë. Tetë jetë burg i duhen të shlyejë fajet. Ndaj ta ndihmojmë se mbase më jep burgjet me PPP.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco