VIDEO/ Meta ‘kap mat’ Ramën: Mbaje njëherë fjalën se nuk u bë kijameti

VIDEO/ Meta ‘kap mat’ Ramën: Mbaje njëherë fjalën se nuk u bë kijameti

10:56, 15/07/2020
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta nxori nga arkivat një fjalim të kryeministrit Edi Rama kur ai ishte në opozitë dhe zotohej se nuk do bënte kurrë ndryshime të nxituara në Kushtetutë.

“Por askush të mos presë dhe të mos mendojë se PS do të ndërhyjë në Kushtetutë me nxitimin që ndërhyri katër vjet më parë.

Në asnjë mënyrë jo.

Ne jemi të bindur që do bëjmë gjthmonë gabimë, por ajo që e dallon një forcë të pjekur nga një forcë aventure, është se bën gjithmonë gabime të reja, nuk bën gabime të përsëritura,” deklaronte Rama.

Pasi poston videon, Meta shkruan: “Sidoqoftë duhet të shpresojmë se nuk do bëhet një faj shumë më i rëndë se ai i vitit 2008. Një herë edhe mund të mbahet fjala se nuk bëhet kijameti!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco