Hashim Thaçi mbërrin në Hagë: Ky është çmimi i lirisë

Hashim Thaçi mbërrin në Hagë: Ky është çmimi i lirisë

13:14, 13/07/2020
A+ Aa A-

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbërritur në selinë e Gjykatës Speciale në Hagë për t'u intervistuar nga prokurorët.

Atë e kanë pritur disa dhjetëra shqiptarë që po protestojnë kundër ngritjes së aktakuzës ndaj tij dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

“Sot jam këtu për të respektuar atë që kam ëndërruar dhe për të cilën kam luftuar. Një Kosovë e lirë e pavarur, e bazuar në të drejta të barabarta, shoqëri multietnike dhe sundim i ligjit. Jam i gatshëm të përballem me sfidën e re dhe të ngadhënjej për djalin tim, familjen time, njerëzit e mi dhe shtetin tim".

"Asnjëri nuk mund të rishkruajë historinë. Ky është çmimi për liri. Besoj në paqe, të vërtetën dhe drejtësinë. Besoj në dialog dhe marrëdhënie të mirë me gjithë fqinjët. Kosova është histori suksesi dhe jam shumë krenar".

"Destinacioni i Kosovës është anëtarësimi në BE, NATO dhe miqësi e përhershme me SHBA-në”, ka thënë Thaçi para selisë së Speciales, teksa dëgjoheshin brohoritjet 'UÇK-UÇK' dhe 'Thaçi - Thaçi'.

Prokuroria e Hagës ka njoftuar disa javë më parë se e ka dorëzuar aktakuzën ndaj Thaçit, në të cilën ai dyshohet për krime lufte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

AD13/07/2020 14:40

E para gjykata eshte e Kosoves dhe punon per te vendosur drejtesine ne Kosove ate drejtesi qe nuk e vendose ti me shoket e tu jo ata te luftes se ne lufte nuk ke qene asnje dite ashtu sic ke dekleruar vete se nuk ke shkrepur asnje pushke por ata shoket e tu te vertete te hajnise e krimeve te pasluftes. Per ate qe nuk ke shkrepur asnje pushke mund te jete e vertete ndaj bashkepuntoreve apo padroneve te tu serb por gjykata do te na thote se kjo mund te mos jete e vertete ndaj luftetareve te lirise. Ballafaqimi me drejtesine eshte per te mire te Kosoves e prosperitetit te saje pasi ndarja nga krimi dhe balta e se shkuare vetem e larteson mundin dhe gjakun e derdhur per liri te popullit te Kosoves e me gjere. Lavdi luftes se popullit te Kosoves per liri

KS13/07/2020 13:43

Mos ndoshta destinacioni ishte copetimi kosoves ne bashkepunim me Vucic dhe me Edi Ramen? Kte duhesh ta vertetosh qe je i ndershem ose tradhetar i gjithe shqiptareve. Por bohu burre siç shkoj Haradinaj si trim, mos u dridh pa degjuar per cfare akuzohesh apo e din per çfare te kane thirr dhe ke frike se mos e mer vesh gjithe shqiperia hordhitë tuaja.

Shto koment

Denonco