Balliu: Pse Rama nuk padit Boltonin për shpifje? Shkëmbimi i territoreve biznes prej 10 miliard dollarësh

Balliu: Pse Rama nuk padit Boltonin për shpifje? Shkëmbimi i territoreve biznes prej 10 miliard dollarësh

20:33, 11/07/2020

Pas aktakuzës së ngritur nga prokuroria e Hagës ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri Edi Rama njoftoi gjatë vizitës në Prishtinë tërheqjen e padisë për shpifje ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, të bërë disa muaj më parë.

Por kjo nuk mbylli sërish debatin mbi planin e shkëmbimeve të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, pasi ish-këshilltari për Siguri Kombëtare i Presidentit amerikan Donald Trump, John Bolton, në kundërpërgjigje ndaj deklaratës së emisarit të SHBA-së për dialogun, Richard Grenell, se shkëmbimi i territorit mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë ideja e tij, Bolton tha se propozimi për territoret ishte ide e Presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë, përkatësisht Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiçit, pavarësisht se ai nuk i përmendi në emër.

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu thotë se Bolton konfirmoi se ajo çfarë ka pretenduar Haradinaj rezultoi e vërtetë dhe në intervistën për Rtv Ora ai ngre pyetjen se pse Rama nuk padit Bolton për shpifje.

Klevis Balliu: Shqipëria dita-ditës largohet nga BE dhe SHBA për tu futur në krahët e Vuçiç. Edi Rama e hodhi në gjyq Haradinaj për shpifje se i tha se je pjesë për shitjen e territoreve, pse nuk e hedh Boltonin në gjyq? Padinë e tërhoqi nga Haradinaj, po Boltonin pse nuk e hedh në gjyq për shpifje? Sepse aty nuk ka shpifje, është e vërteta. Ishte siç tha Haradinaj,  ish-kryeministri i Kosovës, një biznes prej 10 miliard dollarësh.Diçka të tillë e konfirmoi Bolton.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

astrit12/07/2020 07:59

Beme baba te te ngjaj! Seç ka nje logjike ky ke vetem i jati e kupton! Dita dites Shqiperia po largohet nga BE e SHBA!!!!!!!!!!!

Shto koment

Denonco