VOA: Sipas Yuri Kim, marrëveshja e 5 qershorit nuk mund të hapet përsëri

VOA: Sipas Yuri Kim, marrëveshja e 5 qershorit nuk mund të hapet përsëri

18:57, 10/07/2020
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Socialiste dhe kryeministri Edi Rama deklaroi sot se shumica miratoi në parim kërkesën për ndryshime kushtetuese nga deputetë të opozitës në parlament, ndërsa i qëndron plotësisht marrëveshjes së 5 qershorit me opozitës jashtë parlamentit.

Mes kërkesave për ndryshime kushtetuese është edhe hapja e listave të deputetëve për zgjedhje, e cila përjashton ngritjen e koalicioneve parazgjedhore.

Zoti Rama tha se “për hapjen e listave janë dakord edhe socialistët, tashmë që këtë e kërkojnë një numër përherë e më i madh qytetarësh”. Ai shtoi se “hapja ose jo e listave nuk cënon marrëveshjen e 5 qershorit, pozitë - opozitë” e ndërmjetësuar nga ambasadorja amerikane, Yuri Kim.

Në të njëjtën kohë me zotin Rama në konferencë shtypi, komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin, Oliver Varheyli, shkroi në Twiter mbi reformën zgjedhore në Shqipëri se “marrëveshja e 5 qershorit e dakordësuar mes forcave politike duhej të kalonte sa më shpejt të jetë e mundur në Parlament gjatë këtij sesioni plenar, për të mundësuar zbatimin e rregullave të reja në zgjedhjet e përgjithshme të vitit tjetër, bazuar në rekomandimet e OSBE/ODIHR, dhe ky është një kusht kryesor për të filluar negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë me BE-në”.

Ai shtoi se “reforma të tjera në lidhje me systemin zgjedhor, që janë jashtë fokusit të rekomandimeve të OSBE/ODIHR, do të duhet të shqyrtohen të paktën një vit përpara zgjedhjeve, duke përfshirë edhe konsultimet e duhura, siç? rekomandon OSBE".

Nga ana e saj, Partia Demokratike bëri të ditur se çështja e listave të hapura nuk mund të diskutohet në këto çaste, duke parlajmëruar se çdo veprim i njëanshëm do të ishte me pasoja.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, doli para shtypit pak minuta më pas, duke theksuar se “kjo ishte një përpjekje e fundit e zotit Rama për të cënuar marrëveshjen e 5 qershorit".

Ai kujtoi se palët në Këshillin Politik kanë firmosur marrëveshjen për Reformën Zgjedhore më 5 Qershor, me ndërmjetësimin dhe mbështetjen e SHBA dhe BE.

Sipas tij, “hapja në këtë ç?ast e diskutimit për sistemin zgjedhor është vetëm alibi e Edi Ramës për të vonuar kodifikimin në parlament të dakortësisë së 5 Qershorit, që është një kërkesë e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, si dhe 1 nga 15 kushtet për nisjen e negociatave të anëtarësimit me BE” dhe se “çdo veprim i njëanshëm në këtë drejtim do të përbënte prishje të marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit, me pasoja për vendin dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë”.

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Juri Kim, deklaroi në televizionin News24 një natë më parë se “marrëveshja e 5 qershorit është e patjetërsueshme dhe duhet të kalojë siç është, dhe nuk mund të hapet përsëri”.

Ambasadorja Kim tha se synimi i menjëhershëm është shumë specifik: të sigurohet që Shqipëria të hyjë në BE.

“Ajo që nuk duam është një situatë pengmarrjeje, kur diçka që është ekstra mban peng diçka që është e nevojshme. Nuk mund të jetë dhe nuk mund ta mbështes këtë. Marrëveshja e 5 qershorit është mbyllur dhe nuk mund ta hapim përsëri” - tha ambasadorja Kim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari10/07/2020 23:17

IKU PLAKU MERRE, IKUUUUUUUUUUU!!!! IKU E NA MORI TE KEQEN NJE HERE E MIRE!!! CFARE PAZARE IDIOTE DHE INFANTILE!!!! SATRAPI I SURRELIT ESHTE GATI T'IU JAP EDHE BYTHEN, EDHE LINDEN ME GJITHE TE BIJEN, VETEM TE MBAJE PUSHTETIN!!! E DI SHUME MIRE QE DO TE PERFUNDOJE NE BURG DHE DO T'I MERRET E DOT'I SEKUESTROHET GJITHCKA QE I KA VJEDHUR DHE I KA GRABITUR SHQIPTAREVE KETO 7 VITE DHE ATO 13 VITE SI KRYEBASHKIAK HAJDUT!! JO VETEM AI, POR E GJITHA BANDA KRIMINALE E RILINDJES DO TE PERFUNDOJNE PRAPA HEKURAVE. POR ATIJ PER USHTARET E TIJ PA TRU NUK I KERCET BYTHA SHUME E NUK I RRUHET FARE!!! AI KA HALLIN E KOKES SE TIJ SEPSE ATA DO TI SHESE QE NESEANCEN E PARE TE GJYQIT PER GRUPIN E STRUKTURUAR KRIMINAL "RILINDJA"! LE TA KRRUAJE ME SHBA DHE BE!!! LE TA KRRUAJE MIRE BYTHEN SEPSE PERFUNDON KESH FARE! NESE VERPON KUNDER MARREVESHJEVE ME SHBA DHE BE, SATRAPI I SURRELIT DO TE PERFUNDOJE FIKS SI DIKTATORET SADAM HUSEIN DHE MOHAMAR GEDAFI!!!

Shto koment

Denonco