Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Akuzat e Gjergji Thimos/ Pse refuzoi Koço Kokëdhima në minutat e fundit të ishte 'A-Show'

Akuzat e Gjergji Thimos/ Pse refuzoi Koço Kokëdhima në minutat e fundit të ishte 'A-Show'

21:47, 07/07/2020
A+ Aa A-

Duhej të ishte personazhi që do duhej të hapte puntatën e sotme të “A-Show” në Syri TV, madje edhe e kishte konfirmuar pjesëmarrjen e tij, por në fund anullon gjithçka.

Botuesi i njohur dhe ish-deputeti i PS, Koço Kokëdhima, i akuzuar një javë më parë nga koleksionisti Gjergji Thimo se, në banesën e tij është fotografuar një ikonë, e cila do duhej të ishte në prokurori si provë materiale, mesa duket është tërhequr në momentin e fundit nga mundësia për t’iu shpjeguar shqiptarëve dhe jo vetëm të vërtetën, sipas tij, të kësaj historie.

I kontaktuar para emisionit nga gazetarët, Kokëdhima është justifikuar me faktin se nuk ndodhet në Tiranë, por edhe kur i është kërkuar një lidhje përmes Skype-t, sërish ka gjetur një justifikim tjetër. 

Çfarë do të deklaronte një javë më parë në “A-Show” koleksionisti Gjergji Thimo:

“Më 8 tetor 2013 nuk u burgosa thjesht unë. U grabitën 1600 ikona me vlerë 63 milionë euro. Këto janë kartela me numra kodesh, me të tëra. Pas daljes nga burgu kam pasur shumë përkrahje nga intelektualë, nga njerëz të artit dhe kulturës. Dhe këto vepra siç doli me vonë nuk i kisha për trafikim, siç thanë. Qëllimi im ishte të ruaja këto pasuri kombëtare. Ku kanë shkuar këto ikona?Shikoni këto foto. Ky është Koço Kokëdhina. Këto ikona që Koço i ka pas shpine në këtë foto janë ikona që janë sekuestruar, dhe që vetëm pas dy muajsh dalin në shtëpinë e Koço Kokëdhimës. Si mundet që këto ikona që ishin prova materiale të dalin në shtëpinë e Koço Kokëdhinës?". /A.R, Syri.net

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco