Reforma Zgjedhore/ Rama: PD nuk ka tagër që t’i japë urdhra Kuvendit

Reforma Zgjedhore/ Rama: PD nuk ka tagër që t’i japë urdhra Kuvendit

13:21, 02/07/2020
A+ Aa A-

Kryeministri Rama iu përgjigj kërkesës së Partisë Demokratike për të votuar sa më parë marrëveshjen për Reformën Zgjedhore.

“Nuk është nevoja për të vazhduar me provokime, qoftë nga jashtë, qoftë nga brenda. Atyre që janë jashtë, u them që nuk kanë asnjë tagër t’i japin urdhra Kuvendit. Kryetarit të Kuvendit i është dërguar një urdhër nga sekretari i PD. Jemi të zhgënjyer nga fjalia e fundit, ku thuhet se Kuvendi duhet ta votojë atë marrëveshje, pa asnjë ndryshim dhe pa kushte”, tha Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend.

“Besoj që për sa më takon dhe na takon, jemi përpjekur gjatë gjithë kësaj kohe që të shprehim respektin për nevojën e konsensusit, duke mos ndarë ata që janë jashtë nga ju që jeni brenda, duke mos i konsideruar ata që janë jashtë si zotërues të monopolist të opozitës dhe duke mos iu konsideruar ju këtu si një mbetje e përkohshme në këtë parlament, por si deputetë legjitim të këtij parlamenti. Natyrisht që nuk do të ishte e udhës që të shpjegoj se kjo qasje e jona nuk lidhet thjesht me faktin se ne nuk i kemi votat, pasi për të miratuar kodin zgjedhor kërkohet shumicë e cilësuar që ne nuk e kemi, por sjell këtë fakt për të nënvizuar për atë që ka qenë e qartë në sjelljen tonë”, shtoi kryeministri.

“Ne nuk do të kërkojmë rrugën e diversionit dhe aq më pak rrugën e aritmetikës. Jemi akuzuar se duam ta mbyllim këtë pazar duke blerë vota. Pa diskutim, sot konsensusi nuk është dot produkt i shëndetshëm nëse shihet si rezultat i një marrëveshje mes vetëm dy palëve, ndërkohë që në këtë fazë janë 3 palë".

"Pavarësisht, ju zonja Hajdari e keni firmosur marrëveshjen mbi të cilën është ngritur puna e detajuar për atë që është sot në tryezën e komisionit të ligjeve si produkt për t’u miratuar në kodin zgjedhor. Ne na takon, si forca më e madhe politike, por edhe si një forcë që ka përgjegjësinë të shohë përtej interesave të saj, të krijojmë një konsensus ku mbase çdo palë mund të pajtohet se nuk mund të marrë gjithçka. Dua t’iu kujtoj juve, se ata tjerët nuk janë këtu, madje dërgojnë edhe ultimatume nga jashtë për çfarë duhet të bëjë kuvendi, që edhe PS ka të drejtën të thotë diçka”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari02/07/2020 14:27

HAHAHAHAAA!!!! ZONJA HAJDARI DHE HAJDARET E OPOZITES PARLAMENTARE!!! SI I THA DOKTOR BERISHA RUDINES: JE E BIJA E AZEMIT MOJ RUDINE!..... KAQ I THA DOKTORI, POR VAZHDIMIN E KESAJ THENIJEJE KUSH ESHTE I MENCUR E KUPTON VETE. UNE PO E VAZHDOJ ATY KU E LA DOKTORI: JE E BIJA E AZEMIT MOJ RUDINE, SEPSE NDRYSHE DO TA KISHA SHKERDHYER TE T'EME!!!!

Shqiptari02/07/2020 14:24

MOS KI MERAK O NARKO SATRAPI I SURRELIT!!! DO TE DUROJME DERI NE MAJ 2021, PASTAJ DO TA HASH TE SAT'EME TI EDHE TE GJITHE PLEHRAT E BUSHTRAT QE KE RRETH VETES!!! NUK E MERR ME MEND SE SA KEQ DO TE PERFUNDONI!!! SHUME ZULLUME I KE BERE KETIJ POPULLI!!! SI CAUSHESKU APO SI GRUEVSKI KE PER TE PERFUNDUAR!!! MBAJE MEND MIRE KETE QE PO NA BEN!!! VETEM TE JESH IDIOT DHE I SEMURE PSIQIK QE TE MOS E LLOGARISESH FUNDIN TEND TE ZI!!!! MOS NA BEJ KOT PLANE SHQIPERIA 2029 APO SHQIPERIA 2030, SEPSE TI NE 2021 DO TE JESH NE BURG, NESE NUK BEN VETEVRASJE!!!

Shto koment

Denonco