Rama kujton 2 korrikun 1990, por shihni çfarë bëjnë shqiptarët në qeverisjen e tij

Rama kujton 2 korrikun 1990, por shihni çfarë bëjnë shqiptarët në qeverisjen e tij

10:08, 02/07/2020
A+ Aa A-

Vetëm pak ditë më parë, u publikuan rezultatet e sondazhit të Barometrit Ballkanik të realizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RÇ), i cili nxorri sheshit se shqiptarët janë populli më i detyruar në Europë për të braktisur vendin.

Sipas këtij sondazhi, 49% e shqiptarëve, aktualisht po mendojnë të largohen nga vendi. Kështu 49% e të anketuarve thanë që po kërkonin ose po aplikonin për vende të lira pune jashtë vendit, po shikonin mundësi ose ishin duke u përgatitur të largoheshin.

Kjo është përqindja më e lartë në të gjithë rajonin tonë. Shqipëria është gjithashtu i vetmi vend në Ballkan ku numri i atyre që kërkojnë të largohen, është më i lartë se ata që duan të qëndrojnë. Vetëm 46% donin të qëndronin, kurse 5% janë në dilemë.

Pas këtyre të dhënave pesimiste të cilave ju shtohen edhe mbi 400 mijë të larguar vetëm gjatë këtyre 7-8 viteve të qeverisjes së Rilindjes, opozita dhe media reagoi fort, por i vetmi që mungoi me reagimin e tij, ishte kryeministri Edi Rama.

Sot është data 2 korrik dhe përkujtohet 30-vjetori i eksodit të parë të shqiptarëve nëpërmjet “pushtimit” të ambasadave dhe duke vazhduar më pas në çdo rrugë e mënyrë, nga deti dhe toka.

Pikërisht kryeministri që heshti pak ditë më parë për sondazhin dramatik të Barometrit të Ballkanit, sot ka kujtuar atë që ndodhi në verën e vitit 1990, kur mijëra shqiptarë kërkonin perëndimin pas një periudhe të gjatë nën diktaturë.

‘30 vjet nga eksodi historik i shqiptarëve, një kohë për të kuptuar çmimin e lirisë dhe dëshirën e zjarrtë të shpirtit shqiptar që u përball me diktaturën dhe luftoi për lirinë’, shkruan Rama në faqen e tij në FB duke e shoqëruar edhe me një kolazh me filmime dhe me fotografi të atyre ngjarjeve.

Por e vërteta është kjo që shkruan një komentues poshtë postimit të Edi Ramës: “Edhe sot e njëjta situate. Shqiptarët e Shqipërisë me më shumë kërkesa për azil në Europë.
Dallimi i para 30 viteve janë vetëm mungesa e flokëve të gjata pas qafe, dhe organizimet kolektive për ikje nga vendi”.

Më poshtë mund të shihni fotografinë e 30 viteve më parë që ka hedhur sot Edi Rama, por edhe disa pamje të pak kohëve më parë nëpër kampet e azilkërkuesve nëpër, ku gjenden shqiptarë që kanë ikur masivisht veçanërisht në periudhën e pushtetit të Rilindjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco