‘Zbulohet’ arsyeja pse Rama shet gënjeshtra 3D: Të bësh një rrugë në Gjermani duhen 12 vite

‘Zbulohet’ arsyeja pse Rama shet gënjeshtra 3D: Të bësh një rrugë në Gjermani duhen 12 vite

12:25, 01/07/2020
A+ Aa A-

Zbulohet arsyeja se përse kryeministri Edi Rama nuk bën investime në vend, por ka tetë vite që shet vetëm projekte në 3D.

Por teksa qytetarët e kanë bërë subjekt humori dhe memesh online faktin që Rama i ndërton gjërat vetëm 3D, duke gënjyer hapur, kryeministri e gjeti sot justifikimin.

Teksa ka hyrë në fundin e mandatit dhe projektet 3D po bëhen më të mëdha dhe më të pabesueshme, Rama tha se që të ndërtohet një rrugë, duhen 12 vite.

Ai tha se kështu ndodh në Gjermani.

Teksa shtoi edhe një tjetër projekt 3D, sa për të thënë, atë të rrugës Shëngjin-Velipojë, Rama tha se ka një studim që tregon se në Gjermani kërkohen 12 vite për përfundimin e një rruge.

“Më ka bërë përshtypje një nga studimet që kam lexuar se koha mesatare optimale e ndërtimit të rrugëve nacionale në Gjermani, në vendin perfekt, është 10 deri në 12 vjet,” tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Xhoi01/07/2020 14:41

Normalisht per te ndertuar nje rruge ka disa kohe dhe afate te cilat nuk mund ti largohesh dot. Sidoqofte cdo vend ka specifikat e veta per ndertimin e nje rruge. Nese do marrim shembullin gjerman, ajo cka ato bejne ne vija te pergjithshme eshte qe vendosin 2 shtresa betoni te trasha te cilat mbeshteten ne nje baze te thelle te nje guri gelqeror te grimcuar por ajo cka i ben rruget me te mira atje eshte mirembajtja dhe riasfaltimi sidomos per autobahnet. Ato behen me pak se cdo 20 vjet. Gati 10, por qe, per cilendo rruge ka disa faza te cilat ajo duhet ti kaloje dhe besoj se keto faza jane per gjitha vendet njesoj, si ato te BE-se po ashtu edhe ato jashte saj: 1. Faza e Planifikimit mund të zgjasë nga 1-24 muaj. 2. Faza e Rishikimit dhe rivleresimit mund të zgjasë midis 1-8 muajsh, në varësi të kompleksitetit të projektit 3. Faza paraprake e projektimit mund të shkojë nga 1-18 muaj 4. Faza e Detajuar e Dizajnit mund të zgjasë midis 1-12 muajsh 5. Faza e Dizajnit Final dhe Faza e Blerjes së të Drejtës së Rrugës mund të shkojë nga 1-24 muaj 6. Faza e Shpalljes mund të zgjasë nga 1-5 muaj dhe përfshin: Finalizimin e planeve, specifikimet dhe vlerësimet, kompletimin e rishikimit të ofertave, sigurimin e mënyrës çertifikimeve mjedisore dhe të drejtës, verifikimin e fondeve dhe marrjen e lejeve mjedisore. 7. Faza e Ndërtimit mund të shkojë nga 1 deri në mbi 36 muaj Nese do marrim maksimalen e cdo afati, se kshu behen punet te Shqiperi arrihet ne perfundimin e 8.5 viteve. Pra 8 vite e gjysem mbarojne te gjitha. Dhe ky eshte nje planifikim per autostradat gjermane. Mund te zgjasi 1-2 vjet me shume dhe kjo varet prej kohes, orareve te punes, trafiku, ardhja e materialeve, si dhe ne raste te vecanta zbulime të paparashikuara siç janë shërbimet nëntokësore ose toka e paqëndrueshme. Dhe te gjitha keto rruge jane konform me cdo rregull te ndertimit, duke marre parasysh te gjitha sinjalistikat ( qe ketu mungojne masivisht), materialet qe perdoren jane te nje stati te larte ( ketu rruget i fillon amortizimi qe mbas nje viti), zhvillimi i planit të erozionit dhe sedimentimit / hidraulikës ( ne Shqiperi eshte deri ne nje fare pike). https://www.youtube.com/watch?v=btOE0rcKDC0 Ketu keni nje segment qe te kuptoni se sa shpejt ndertohet ne Gjermani.

Niku01/07/2020 12:50

Ka folur per te gjitha rruget nacionale te nevojshme, 10-12 vjet. Pra me Ramen skemi asnje shprese per rruge sepse ky akoma sja ka nisur ndonje rruge. Perkundrazi edhe keto qe kemi dhe jane bere me leket e Shqiptareve po kerkon ti jape me koncension, te na i hane leket shoket e tij. Edhe pak do ta durojne Shqiptaret dhe pastaj hajt ne PS.

Shto koment

Denonco