Shqiptarët të parët për azil në Europë/ Hasa: Edi Rama i ka vjedhur shpresën rinisë

Shqiptarët të parët për azil në Europë/ Hasa: Edi Rama i ka vjedhur shpresën rinisë

17:29, 29/06/2020
A+ Aa A-

Shqipëria është shteti që ka numrin më të lartë të azilkërkuesve, referuar popullsisë. Kjo është e dhëna zyrtare nga institucionet europiane që ka sjellë një valë reagimesh nga politika, media dhe opinioni publik.

Ndërkohë, ish deputeti i PD, Endri Hasa, përmes një videoje të publikuar në Facebook, tregon se çfarë qëndrimi mbante kryeministri Edi Rama për këtë fenomen kur ishte në opozitë e tani pas 7 vjetësh në pushtet.

Sipas Hasës, shqiptarët duan të ikin nga Shqipëria për shkak të zhytjes së vendit në korrupsion dhe mashtrime pikërisht për faj të keqqeverisjes së Ramës.

Shqiptarët duan të ikin sepse kllouni në kryeministri është i zhytur në gropën e korrupsionit dhe të mashtrimeve. Numri i azilkërkuesve vetëm rritet sepse i poshtri Edi Rama i ka vjedhur shpresën rinisë. Zgjidhja e vetme është të largojmë Edi Ramën dhe propagandën e tij që i ka marrë frymën Shqipërisë për 7 vjet. Koha e kllounit ka mbaruar dhe #ditemetemira do të vinë shumë shpejt për Shqiptarët!”, shkruan Hasa në postimin e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco