'Çdo ditë lajme të zeza, ndaj një sahat e më parë të çlirohemi nga kjo qeveri'

'Çdo ditë lajme të zeza, ndaj një sahat e më parë të çlirohemi nga kjo qeveri'

12:55, 29/06/2020
A+ Aa A-

“Çdo ditë me këtë qeveri do të ketë vetëm lajme të këqija, lajme të zeza, lajme të cilat nuk ngjallin asnjë lloj shprese dhe prandaj, një sahat e më parë duhet të çlirohemi nga kjo qeverisje,” bëri thirrje sot, Petrit Vasili, nënkryetari i LSI, në një konferencë për shtyp, një reagim ky pas mbylljes së kufijve të BE për Shqipërinë për shkak të rritjes së infektimeve nga koronavirusi.

“Bashkimi Europian nuk e ka përfshirë Shqipërinë në vendet të cilat u hapen dyert në Europë për lëvizjen e lire, - tha Vasili. -  Ky lajm shumë i rëndë, një tjetër hap negativ drejt izolimit të Shqipërisë he shqiptarëve vjen për shkak të administrimit, menaxhimit mizerabël që qeveria dhe Edi Rama i kanë bërë pandemisë Covid-19.

Ju të gjithë mbani mend ekzaltimet histerike të kryeministrit, i cili kishte menaxhuar si askush në botë këtë pandemi, me rezultate të shkëlqyera pa marrë asnjë masë, ashtu sikurse thonte edhe vetë ai.

Sot shqiptarët paguajnë fatura shumë të rënda të një izolimi jo vetëm politik, por edhe ekonomik e psikologjik.

Shqiptarët ndodhen tashmë të izoluar për shkak të një qeverisje që është kapur deri në fund nga kriminaliteti dhe korrupsioni i jashtëzakonshëm, e për këtë arsye e vuan këto pasoja kaq të rënda.

Përpara qeverisë shqiptare ndodhen 15 ushte shumë të rëndësishme, shumë të forta, shumë impenjative, mospërmbushja e të cilave praktikisht ka izoluar vendin.

Ky izolim ndodh me vullnet të plotë, pasi Edi Rama nuk është i interesuar t’i përmbushë ato dhe të çlirojë Shqipërinë nga izolimi për energji të reja dhe oportunitete të reja.

Çdokush do të mendonte që duhej të ndërtoheshin të gjitha instrumentat gjithëpërfshirëse, të të gjitha mënyrave se si faktorët politikë bënin më të mirën në emër të një sfide të përbashkët, pra ecjes drejt integrimit evropian, thënë ndryshe shpëtimit të Shqipërisë nga izolimi.

Është shumë e qartë që Edi Rama është i interesuar që Shqipëria të jetë e izoluar. Shqipëria të jetë pa sy të miqve, partnerëve ndërkombëtarë që e kanë mbështetur këtë vend që në fillimet e pluralizmit, në momentet më të vështira të tij dhe në vazhdimësi.

Nuk e do sepse e gjithë afera e zezë qeveritare që zhvillohet dhe konsumohet çdo sekondë në Shqipëri, kërkon errësirë, kërkon hije, nuk kërkon dritë dhe mbajtja larg Europës u shërben pikërisht këtyre momenteve.

Shqiptarët sot vuajnë një izolim krejtësisht të padrejtë për shkak të një paaftësie të jashtëzakonshme dhe te nje përdorimi politik diz human qe i është bërë pandemisë nga Covid-19.

Te gjitha deklaratat politike, apo edhe profesionale te blera, nuk ndihmojnë asgjë pasi faktet janë kokëfortë, flasin vet dhe pasojat po bien mbi shqiptarët.

Ky lajm i ri. Shume negativ i mijëra shqiptarëve te cilët lëvizin ne Evropë për te përmbushur mjaft probleme te karakterit ekonomik te tyre. Sipërmarrjet po kështu. Mijëra qytetare te tjerë te thjesht te cilët përdorin ato muajt e verës për te siguruar atë minimum te ardhurash qe i konsumojnë gjate gjithë vitit. Pra qe sigurojnë mbijetesën e tyre, i kane dyert e mbyllura dhe e nesërmja e tyre është me e zeze, e me e errët se asnjëherë me pare.

Me pak fjale, prodhohen izolim mbas izolimi dhe shqiptarët ndihen me keq se para viteve 90 ku kampet ne bote ishin te ndara dhe ku hapja ishte një proces shume i vështirë dhe traumatik. Sot ku e gëzojnë te gjithë vendet një liri te tille, shqiptarët po e humbasin. Është shume e qarte qe ka vetëm një shkaktar. Ka vetëm një fajtor. Ka vetëm një përgjegjës qe është qeveria e cila qëllimisht i shërben vetëm e vetëm izolimit.

Çdo dite me këtë qeveri do te ketë vetëm lajme te këqija, lajme te zeza, lajme te cilat nuk ngjallin asnjë lloj shprese dhe prandaj, një sahat e me pare duhet te çlirohemi nga kjo qeverisje, e cila nuk krijon asnjë hapësirë perspektivë për asnjë , por krijon vetëm dëshpërim, mjerim ngado.

Lajmet e fundit flasin qarte. Te gjithë ju qytetare e qytetare, hapni sytë pasi çdo sekonde është i çmuar dhe çdo sekonde i humbur ne reagim ndaj gjithë kësaj qe ndodh ndaj kësaj qeveria fajtore, është pastaj një bashke përgjegjësi me te. Koha për te lëvizur është sot."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco