'Ja si infektohen me Covid-19 stafi i Spitalit të Korçës'

'Ja si infektohen me Covid-19 stafi i Spitalit të Korçës'

21:40, 27/06/2020
A+ Aa A-

Dyshime për të infektuar të tjerë me Covid-19 në Spitalin Rajonal të Korçës.

Denoncimin e bën një qytetar, i cili i ka shkruar ish kryeministrit Sali Berisha.

"Ja si infektojnë punonjësit e spitalit të Korçes me Covid-19!", shkruan Berisha, ndërsa publikon mesazhin e qytetarit.

"Zoti berisha ju përshëndes. Në spitalin e Korçës një zotëri nga fshati Boboshticë ishe i shtruar prej 10 ditësh. Mjekësia e Rilindjes nuk e kuptonin se ai kishte koronavirus. Ai mund të ketë infektuar gjith stafin. Informacioni vjen nga kunati tim që është infermier", shkruan ai.

Një ditë më parë, një mjek dhe dy infermierë të Spitalit Rajonal të Korçës rezultuan pozitivë me Covid-19. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco