Basha: Taksimi ‘Rama’ zbrazi xhepat e shqiptarëve, taksimi i sheshtë do rrisë ekonominë

Basha: Taksimi ‘Rama’ zbrazi xhepat e shqiptarëve, taksimi i sheshtë do rrisë ekonominë

10:22, 27/06/2020
A+ Aa A-

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar pas rekomandimeve të FMN-së se taksimi i sheshtë është mënyrë më e mirë për të rigjallëruar ekonominë.

Duke komentuar në Twitter, faktin se FMN kërkon rikthimin tek taksimi i sheshtë, Basha akuzon se ‘Taksimi Rama’, shkatërroi ekonominë e vendit.

Reagimi i kreut të PD, Lulzim Basha:

‘Taksimi Rama’ zbrazi xhepat e  shqiptarëve, rriti çmimet, uli fuqinë blerëse, falimentoi bizneset dhe solli shkatërrimin e ekonomisë në çdo hallkë të saj.  Raporti i FMN mbështet atë që PD do bëjë realitet: taksimin e thjeshtë dhe transparent.

Taksa e sheshtë 9% dhe plani ynë ekonomik do të inkurajojë investimet e brendshme dhe të huaja, do të nxisë punësimin dhe do të rrisë fuqinë blerëse. Shqipëria në punë, mirëqenia për shumicën dhe jo një pakicë, do të jetë realitet i prekshëm për të gjithë!

#ditemetemira

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco