Deklarata e fortë e Surroit/ ‘Thaçi e Veseli duhet të largohen nga politika’ Gjykatës Speciale

Deklarata e fortë e Surroit/ ‘Thaçi e Veseli duhet të largohen nga politika’

21:34, 24/06/2020
A+ Aa A-

Analisti nga Prishtina, Veton Surroi duke komentuar zhvillimet e papritura politike në Kosovë, pas publikimit të aktakuzave nga Gjykata Speciale, ka deklaruara në edicionin special të ‘5im Peka LIVE’ në SYRI TV, se Hashim Tha5i dhe Kadri Veseli duhet të largohen nga politika.

‘Nëse në javën në vijim vërtetohet se Thaçi dhe Veseli janë pjesën e aktakuzës, s’do mend që duhet të largohen nga veprimet politike dhe ti përgjigjen drejtësisë.

Çështja e dytë është procesi i negociatave deri sa presidenti i Kosovës akuzohet për krime, dhe me brishtësinë politike që ka qeveria e tanishme.

Tjetra është narracioni që duhet ta ketë çdo qytetar i Kosovës në veprimin e tij publik që të lidhet çdo akuzë eventuale e gjykatës Speciale të mos inkriminojë luftën e Kosovës’, tha Surroi në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco