Ish-ministri i Jashtëm: Me Serbinë dhe Shqipërinë si shtete moniste në rajon, avancon modeli i rrezikshëm!

Ish-ministri i Jashtëm: Me Serbinë dhe Shqipërinë si shtete moniste në rajon, avancon modeli i rrezikshëm!

17:09, 22/06/2020
A+ Aa A-

Ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu e ka cilësuar si një model të rrezikshëm zgjedhjet e fundit moniste në Serbi, duke i bashkëngjitur edhe ato në Shqipëri.

‘Ky model i demokracisë së deformuar i huazuar dhe nga aleanca lindore, të cilin neve në Shqipëri e kemi të implementuar aktualisht si në pushtetin legjislativ ashtu dhe atë lokal, disa duan ta paraqesin si me të konsoliduarin e të përshtatshmin për Rajonin tonë.

Pa asnje dyshim këtu kemi të bëjmë me një eksperiment monstruoz tejet të rrezikshëm’-shkruan ndër të tjera Shehu.

‘Skema është e qartë, konsolidimi i autokracive një partiake në Rajon, gjë që konfigurohet më qartë mbas zgjedhjeve në Serbi.

Këto zgjedhje u mbajtën pa opoziten, e cila vazhdon në një konfuzion të plote, duke prodhuar një Parlament të kontrolluar plotësisht nga partia e Vuçiç.

Vërtet partitë shqipëtare të Luginës pjesëmarrëse fituan 4 deputete, por në fakt janë vetëm si një “ornament” në atë Parlament me 250 deputetë e pa opozitën brenda.

Ishte kjo pa dyshim rezultat i presionit Rama-Thaçi që i ndau ata dhe nga ajo opozitë, duke i bëre një shërbim të madh Vuçiçit, me të interesuarit për të hedhur një “vello pluralizmi” tashmë.

Ky model i demokracisë së deformuar i huazuar dhe nga aleanca lindore, të cilin neve në Shqipëri e kemi të implementuar aktualisht si në pushtetin legjislativ ashtu dhe atë lokal, disa duan ta paraqesin si me të konsoliduarin e të përshtatshmin për Rajonin tonë.

Pa asnje dyshim këtu kemi të bëjmë me një eksperiment monstruoz tejet të rrezikshëm, që për çmontimin e tij duhen mobilizuar të gjitha energjitë e brendëshme demokratike, duhet një qartësi e mbështetje e plotë nga kampionët e demokracise, ShBA dhe BE.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco