Rezoluta e PE/ Mehmetaj: Keqardhje që e ardhmja europiane e vendit është peng i Ramës e klikës së tij

Rezoluta e PE/ Mehmetaj: Keqardhje që e ardhmja europiane e vendit është peng i Ramës e klikës së tij

17:39, 19/06/2020
A+ Aa A-

Ish-deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj reagon pas rezolutës së Parlamentit Europian, i cili një ditë më parë me 388 vota pro, 280 vota kundër dhe 19 abstenime i rikujtoi qeverisë shqiptare 15 kushtet për çeljen e negociatave me BE.

Përmes një postimi në Facebook, Mehmetaj shprehet se, është për të ardhur keq që e ardhmja europiane e vendit tonë mbahet ende peng nga Edi Rama dhe klika e tij në pushtet.

Postimi i plotë:

"Ju kujtohen shampanjat që hapëm kur u çelën negociatat në 2017? Po festimet e 2018-ës? Besoj 2019 është e afërt, dhe ju kujtohet Kryeministri kur thoshte se ne i kemi hapur negociatat, se qeveria e tij i ka bër shkëlqyer detyrat e saj, por ja “këta të uruarit” e BE-së kanë halle zgjedhjesh në vendet e tyre dhe prandaj nuk e thonë hapur të vërtetën.

E kështu konferencë pas konference Shqipërisë i shtoheshin kushtet që duhen plotësuar për hapje negociatash, ndërsa Ramës që i kanë mbaruar festimet e fjalët e bukura i kanë mbetur vetëm gënjeshtrat (që janë aq të dukshme sa do ja kish zili edhe Pinoku).

Koha kur BE na kërkonte vazhdimin e reformës në administratën publike dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut duket e largët, Edi Rama ja doli të na çojë pas e të na vendosë kushte për zgjedhje të lira e të ndershme, për ngritje të gjykatave më të rëndësishme të një vendi, lirinë e fjalës e plot 13 të tjera po kaq të rënda apo edhe më tepër.

E meqë si e thash më sipër, vendin e shampanjave e zun mashtrimet e trasha, dëgjoni këtë video të pak ditëve më parë e lexoni këtë shkrim të para pak minutave të Ramës në Twitter e krahasojeni me rezolutën që Parlamenti Europian miratoi duke u kujdesur ti tregonte edhe njëherë Edi Ramës 15 kushtet që duhen plotësuar deri në mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

E që shqiptarët të mos vazhdojnë të gënjehen nga Rama po vendos bashkangjitur edhe dokumentin e miratuar në mars nga Këshilli i Europes ku qartazi shkruhen e zeza në të bardhë kushtet që duhen plotësuar përpara mbajtjes së konferencës së parë.

Keqardhje që e ardhmja europiane e vendit tonë mbahet ende peng nga Edi Rama dhe klika e tij në pushtet".

https://data.consilium.europa.eu/doc/document/ST-7002-2020-INIT/en/pdf?fbclid=IwAR2GRjxyw5-TpDi_pnePxoFpfKGhbtElavWUGDvqdpKt46QTq0HI4ub92So

Image

"Parlamenti Europian thekson 15 kushtet e caktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian që Shqipëria duhet të ketë përmbushur përpara thirrjes Konferencës Ndërqeveritare të parë me shtetet antare", thuhet ndër të tjera në rezolutën e djeshme të PE.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Emigranti19/06/2020 19:43

Kuptohet zonja Mehmeti qe e ardhmja e shqiperis varet nga kryetari i sektit te rilindjes shokut Edvin por keti funderine smundet as ti drejtohesh me shoku edi se ky vetem fjalen shok se njeh, ky tipi te gjith shokeve ju a ka futur, po vaj medet per shqiptaret nga kush presin te futen ne BE, ky tipi qe drejton aktualisht shqiperin ka len nam neper Europ duke pozuar Nudo , dhe shqiptaret presin te bejn hajer me ket palaco,

Shto koment

Denonco