'Ligësia dhe keqësia e Arben Malavitës/ Ai përdor urinë kundër 300 punonjësve'

'Ligësia dhe keqësia e Arben Malavitës/ Ai përdor urinë kundër 300 punonjësve'

14:29, 14/06/2020
A+ Aa A-

Nga Sali Berisha

Miq, Arben Malavita pasi mori me mbështetjen e Edvinit drejtimin e Top mediave, filloi ligësitë e tij. Ai shkarkoi në kundërshtim me çdo rregull Alban Jahon pa asnjë motiv nga dixhitalb për çka ky i fundit e shtrou ne dru dhe si hakmarrje Edvini i dergoi ne ora 1:00 te natës narkopolicine për terror familjar.

Pas kësaj, Arben Malavita vendosi në kundërshtim me çdo parim ligjor dhe tregtar drejtor të Dixhitalb, Vjollca Hoxhën pa votën e shumicës se aksionareve, gjë që u hodh poshtë nga aksionerët me vendim gjykate.

Pas kësaj, Arben Malavita si personifikim i ligësisë dhe keqësisë njerëzore për të shkatërruar Digitalin që nuk e vodhi dot, përdor armën me ç’njerëzore, urinë dhe nuk zhbllokon pagat për 300 punonjësit e Dixhitalb.

Te mos paguash rrogat 300 punonjësve duke patur paratë në bankë do të thotë se në qënien tënde nuk të ka mbetur asgjë prej njeriu, prindi dhe familjari, por hakmarrja politike, keqësia dhe ligësia shpirtërore të ka zhveshur çdo gjë njerëzore.

Me këtë vendim ai trajton si skllevër të çifligut të tij 300 punonjës të Dixhitalbit. Një sjellje të tillë banda e Arben Malavitës e bën nën mbrojtjen direkt të Edvin Mafisë, bosit absolut të Arben Malavita, i cili ka shndërruar teleblushin në papagall të Edi Rames, i cili e mbron me narkoprokurorinë e tij.

Përveç kësaj, kjo bandë, që pasi nuk e përvetësoi dot Dixhitalbin kërkon me çdo kusht të shkatërrojë atë, ka mashtruar qindra mijëra shqiptare pasi ata kanë paguar paketën sportive për kampionatin spanjoll dhe shqiptar.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe qëndrimin ç’njerëzor të bandës së Arben Malavitës dhe Edvin Mafisë, dhe i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të mediave të shpalli Top Median si median Nr. 1 të mafies në botë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco