Provimet, maturantët protestojnë para Ministrisë për 'pyetjet pa lidhje' Pamje nga protesta e sotme

Provimet, maturantët protestojnë para Ministrisë për 'pyetjet pa lidhje'

11:34, 12/06/2020
A+ Aa A-

Maturanët kanë dalë në një protestë sot përpara Ministrisë së Arsimit, me pankarta dhe thirrje të fuqishme, ku denoncojnë tezat e provimit të fundit shtetëror që dhanë dhe që do të jenë bazë për studimet e tyre në universitete.

Ata sapo kanë dhënë provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, që sipas tyre ishte katastrofë. “Të jepet një lloj rivlerësimi tjetër, - tha njeri prej gjimnazistëve protestues. - Duam edhe të dimë si është formuluar teza, sepse ishte absurd, pa lidhje.”

Një tjetër gjimnazist ka treguar problemin më thellë: “Gënjeshtra. Tezë katastrofike. Asnjë pyetje nga modeli. Librat që na u dhanë për t'u lexuar nuk ishin përfshirë në test. Pyetje që nuk duhet të binin sepse kishin lidhje me mësimin online (kështu na u tha, por që nuk e mbajtët fjalën); pyetje me aksion. Tragjikomedi e vërtetë, provimi i Gjuhë Letërsisë”.

Një vajzë tjetër tha: "Pyetje që nuk kishin të bënin fare me Letërsinë. Nga lirika e Lasgushit tek epizmi i Homerit! Nuk i prisnim të dyja. Pyetjet logjike nuk ishin fare në lidhje me modelin. Kishte shumë tekste. Kërkojmë të mos penalizohemi pasi na ulin mesataren dhe nuk kapim dot shkollat e larta", theksoi 18-vjeçarja.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco