Zëvendësi i Hotit, zhduk nga zyra simbolet e shtetit të Kosovës

Zëvendësi i Hotit, zhduk nga zyra simbolet e shtetit të Kosovës

09:06, 10/06/2020
A+ Aa A-

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, dhe ministri i Ministrisë së Pushtetit Lokal, Goran Rakiq, duket se ka bërë disa ndryshime në zyrën e tij për takimet zyrtare, duke shkelur kështu protokollin e shtetit.

Rakiq që në ditët e para që ka shkuar në ministri, ka hequr flamurin e Kosovës, i cili përdorej nga paraardhësja e tij, Emilja Rexhepi, në takimet zyrtare.

Në dy takimet që Rakiqi ka pasur me Ambasadorin e SHBA-së, Philip Kosnett dhe me Përfaqësuesen e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, nuk është parë asnjë simbol i shtetit të Kosovës në zyrën e tij, të paktën sipas fotografive zyrtare të cilat zyra për komunikim e kësaj ministrie ua ka dërguar mediave.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Alb010/06/2020 13:11

Keto palaco te listes qe nuk njohin simbolet e shtetit shkarkohen automatikisht nga posti. Po nje qeveri varet nga lista eshte e mbaruar.

Arberi 10/06/2020 10:15

O Rakiq ta Rakiqsha familjen mer klysh serb

Shto koment

Denonco