‘Rama tentoi të provokojë opozitën’, Kryemadhi: Nuk u pranua propozimi ynë për të futur në komisionet zgjedhore gjykatës dhe prokurorë

‘Rama tentoi të provokojë opozitën’, Kryemadhi: Nuk u pranua propozimi ynë për të futur në komisionet zgjedhore gjykatës dhe prokurorë

22:02, 09/06/2020
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka thënë se situata politike nuk është ç’tensionuar me Reformën Zgjedhore.

Sipas saj, kryeministri tentoi të provokojë opozitën që më pas kjo e fundit të braktiste tryezën e Këshillit Politik, ndërsa shtoi se nuk u pranua propozimi i tyre për të futur në komisione zgjedhore gjykatës dhe prokurorë.

"BE ka bërë një investim të jashtëzakonshëm përsa i takon depolitizimit të administratës publike dhe një nga pikat më të egra të raportit të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet e 30 qershorit ka qenë përdorimi i administratës publike dhe presioni që është ushtruar ndaj saj. Dhe për të mos lejuar që të kishte një lloj konfrontimi idesh, raportesh atëherë ne thamë: ti mos e lejo që të kenë të drejtën të marrin pjesë në komisione vetëm administrata publike, hapjua mundësinë gjithë njerëzve, gjyqtarë, prokurorë, noterë, pedagogë, etj.

Unë jam e bindur që një person i administratës publike dhe një person i pavarur, gjyqtar ose prokuror, ta zgjedhësh me short dhe në këtë mënyrë cili nga këta do të ishte i gatshëm të linte karrierën e vet dhe licencën e vet për dy vota në kutinë e votimit. Por, Rama nuk e pranoi këtë gjë sepse ajo që kërkonim ne ishte që ti nuk mund të më thuash mua që duhet të jesh vetëm punonjës i administratës publike. Po mirë por kjo administratë ka qenë e paaftë për të menaxhuar koncesionet. Po pse kjo administratë e paaftë për të menaxhuar buxhetin e shtetit qenka e aftë për të menaxhuar procesin zgjedhor? Pra, kishte një logjikë absurde. Në këtë këndvështrim u kuptua haptas që i gjithë loja dhe provokimi i Ramës ishte të largonte opozitën nga tavolina në mënyrë të tillë që nesër të thoshte që nuk hapen negociatat sepse fajin e ka opozita, etj, etj...", u shpreh Kryemadhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco