Pipero për Syri TV: Virusi nuk do rikthehet në vjeshtë ose dimër

Pipero për Syri TV: Virusi nuk do rikthehet në vjeshtë ose dimër

17:31, 09/06/2020
A+ Aa A-

Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero, komentoi për gazetaren Armela Ferko situatën e krijuar në vend pas shtimit në numra rekord të rasteve me koronavirus.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes, ndërsa tha se kjo ka ardhur nga mosrespektimi i masave.

Ndërkohë, Pipero tha se nuk do ketë një valë të dytë të koronavirusit në vjeshtë ose dimër.

“Unë mendoj që nuk do ketë një rikthim të virusit në vjeshtë ose në dimër. Në rast se do ketë kthim, kurrë nuk do jetë me i egër dhe e fortë, por më i butë për disa arsye.
Kjo pasi virusi vazhdon ta humbasë virulencën në mënyrë graduale,” tha ai.

Arsyet e tjera, sipas Piperos, lidhen me faktin se kapacitetet mjekësore në vend janë rritur, ndërsa ndërgjegjësimi i qytetarëve është shtuar.

Nga ana tjetër, po punohet për vaksinën ose për një kurë për virusin dhe së shpejti do ketë rezultate.

Në fund, Pipero tha se nëse ky virus kishte shumë të panjohura në fillim, tani ai është një virus i njohur për mjekët dhe shkencëtarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Pipero, pipero , pipeeeeero11/06/2020 11:06

Tre kanë qenë këshillat shkencore të infeksionistit Pipero që u bë heroi i ekraneve televizive. 1.- Mbylluni në shtëpi. 2.- Lani duartë me sapun. dhe 3.- Mos mbani maska Të tre këto "këshilla" i ndoqi me fanatizëm shkencëtari gjitholog Edi Rama.. Pasi priti që i flamosuri koronavirus hyri masivisht me tragete e avionë nga Italia, në Shqipëri, shpalli shtetrethim me polici, ushtri e tanke si në Wuhan, duke idetyruar me dhunë shqiptarët që tja transmetojnë virusin njeri tjetrit mbrenda familjes. Meqë edhe spitaleve ju mungonin dorezat mbrojtëse e mjetet dezinfektuese të duarve, rekomandoi që të gjithë të lajnë duartë me sapun vendi. Besoj e mbani mend që Rama bënte pritë në çdo komunikim telefonik me këshillën e tij "lani duartë". E dinte Pipero që maska nuk kishte as për spitalet, e hodhi idenë që maskat nuk janë të nevojëshme se nuk të mbrojnë. (kishte parasysh maskat e vjetra mbi 20 vjet që dispononte Shqipëria e që vërtetë nuk të mbronin) Për testet Pippero herë thoshte duhen bërë masivisht e herë sipas gjurmimit të qenve të policisë, sigurisht sipas humorit të shefit të madh. Pikërisht në kohën kur Ramës i intereson që të rimbyllë përsëri nëpër shtëpi shqiptarët, e po dalin shifra rekord të numurit të infektuarve nga shtimi i testimeve, Pipero "qetëson" shqiptarët se është më mirë të mbylleni në shtëpi tani në verë, që të dilni lirisht në vjeshtë e dimër.

..09/06/2020 22:06

Ska si kthehet sepse nuk ka ikur akoma

Daj Jaku09/06/2020 19:29

Po ty kush ti tregoi tërë këto shpikje, Edvin Drama apo Ogogerta Manastirleshi?

Tuco09/06/2020 18:55

Po si t' ia bejme! Profeti Muthaed, tha para nja dy javesh se do kete nje vale te dy te virusi!!!

Thelight09/06/2020 18:40

Ky mund te jete cfare te doje por jo doktor. Nuk merret vesh se cfare thote sot e cfare thote neser. Kjo tregon se ka zero njohuri ne epidemiologji dhe se eshte kthyer ne nje mjet haleje propagande e kryevirusit Rama. Eshte tipar tipik qe nje njeri qe kerkon te jete ne qender te vemendjes eshte nje kalli bosh dhe vuan nga boshlleku i te qenit i vleresuar.

Shto koment

Denonco