Maliqi: Rama që nesër siguron 100 vota. 'Opozita Parlamentare' nën kontrollin e tij

Maliqi: Rama që nesër siguron 100 vota. 'Opozita Parlamentare' nën kontrollin e tij

21:07, 08/06/2020
A+ Aa A-

I ftuar në "Çim Peka LIVE", ku po diskutohet mbi dakordësinë Pozitë-Opozitë për reformën zgjedhore dhe votimin e saj në Parlament, deputeti Lefter Maliqi u shpreh se, kryeministri Edi Rama i ka në çdo kohë votat për kalimin e saj.

Sipas tij, një pjesë e mirë e deputetëve të "Opozitës Parlamentare" është nën kontrollin e kryeministrit, por ky i fundit nuk e do këtë gjë, shtoi deputeti.

"Unë nuk mbaj përgjegjësi për këta. Unë dyshoj se Rama do që kjo krizë të vazhdojë, të mos votohet marrëveshja. Shumicën e deputetëve të opozitës së re i ka. I ka 100 vota kur të dojë. Unë do të mbështet opozitën legjitime që është jashtë", tha Maliqi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco