Meta vlerëson Famullinë e Shën Mhillit me dekoratën e lartë 'Nënë Tereza'

Meta vlerëson Famullinë e Shën Mhillit me dekoratën e lartë 'Nënë Tereza'

13:27, 07/06/2020
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta vlerësoi Famullinë e Shën Mhillit në Laç me dekoratën e lartë “Nënë Tereza”.

"I nderuar t'i akordoja sot Famullisë së Shën Mhillit në Laç, Dekoratën e lartë ‘Nënë Tereza', në vlerësim dhe me mirënjohje të lartë për kontributin e jashtëzakonshëm humanitar, material dhe shpirtëror të dhënë në ndihmë të familjeve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, si shembull i solidaritetit dhe mirësisë njerëzore dhe fetare.

Misioni i famullisë shqiptare bazohet mbi karakteristikat themelore: ato ungjillëzuese, misionare, ekumenike dhe ndërfetare.

Famullia e Shën Mhillit në Laç jo vetëm e ka kryer më së miri këtë mision, por edhe i ka shërbyer shpirtërisht dhe fizikisht komunitetit përmes Ungjillizimit Social, duke dhënë edhe një kontribut të jashtëzakonshëm humanitar dhe material, siç u dëshmua edhe së fundmi me ndihmën e dhënë për tejkalimin e pasojave të rënda social-ekonomike të shkaktuara nga pandemia COVID-19.

Përherë falenderues ndaj Famullisë së Shën Mhillit në Laç dhe të gjithë atyre të rinjve vullnetarë, që së bashku, dëshmojnë pa u lodhur vlerat më të larta të solidaritetit njerëzor dhe përkujdesjes me dashuri për njerëzit më në nevojë", tha Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco