Tym i bardhë për Reformën Zgjedhore? Marrëveshja para datës 8 qershor

Tym i bardhë për Reformën Zgjedhore? Marrëveshja para datës 8 qershor

18:53, 05/06/2020
A+ Aa A-

Palët kanë konfirmuar se sonte në mbrëmjë do të mblidhen për të vendosur për një marrëveshje të mundshme për Reformën Zgjedhore.

Në takimin e Këshillit Politik do jenë të gjithë të pranishëm.

A do jetë ky momenti kur do marrë fund saga e Reformës Zgjedhore? Palët flasin prej ditësh se janë pranë marrëveshjes.

Megjithatë, presioni ka qenë i lartë që gjërat të përfundojnë përpara datës 8 qershor.

Pikërisht në këtë datë mendohet se do të paraqitet nga Bashkimi Europian edhe kuadri i negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Komisioni do përcaktojë kalendarin e negociatave dhe një lajm inkurajues nga Reforma Zgjedhore do ishte shumë i rëndësishëm. Kjo është arsyeja se përse Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka insistuar që reforma të miratohet sa më shpejt dhe me konsensusin e palëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

xj05/06/2020 19:39

tymi bardhe per te zezen tone.

Shto koment

Denonco