Nurellari: Kurti mashtron. Negociatat me Serbinë si patatet, edhe nëse nuk të djegin, të nxijnë

Nurellari: Kurti mashtron. Negociatat me Serbinë si patatet, edhe nëse nuk të djegin, të nxijnë

17:12, 04/06/2020
A+ Aa A-

Adri Nurellari, këshilltari i PDK, në një intervistë për Syri TV, ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë.

Sipas tij, Albin Kurti dha disa arsye për rrëzimin e qeverisë, ndërsa shtoi se duhet punë për rimëkëmbjen e vendit.

Është pezulluar fushata për çnjohjen e Kosovës, pse kjo gjuhë paqe sapo erdhi qeveria e re, e cila është akuzuar edhe për një marrëveshje për copëtimin e Kosovës?

"Së pari duhet kuptuar gjithçka bën Serbia ndodh si pasojë e presionit të partnerëve tanë, SHBA dhe BE. Nuk e bën prej dëshirës por ka një presion. Ky është vullnet i SHBA për ti dhënë mundësinë qeverisë së re ndërkohë që e kaluara u treguar e ashpër. Serbia e ka përdorur heqjen ose mosheqjen e taksës për të mos hyrë në tryezë bisedimesh. Nëse kjo marrëveshje ekziston, është nëf avor të Serbisë, pse nuk shkon me vrap për ta firmosur por përdor taksën si pretekst për të mos shkuar në tryezë? Kjo tregon që zoti Kurti mashtron dhe është përgënjeshtruar edhe nga partnerët. Kushdo që shkon në negociata mbart kosto. Kosova duhet të lëshojë diçka që ata të nënshkruajnë. Janë si patate, edhe nëse nuk të djegin, të nxijnë. Kurti nuk pati guxim, dezertoi dhe çoi në rrëzimin e qeverisë", tha Adri Nurellari.

Ai hodhi edhe akuza të tjera ndaj qeverisë Kurti duke u shprehur se futi në Kosovë teste anti-Covid kontrabandë nga Serbia.

"Në mënyrë të turpshme pranoi 1000 teste kontrabandë në Kosovë duke i dhënë mundësisë Serbisë të shplante fytyrën dhe të shitej si faktor ndërkombëtar dhe të zinte faqet e para të gazetave ndërkombëtare", u shpreh Nurellari.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

N04/06/2020 18:10

Agumenta zero me ketë qeveri veriun e ka ne xhep por don te gjithë kosoven.Me 1000 tampon qenka shpelar Serbia nga mekatet vetem ti e thua ketë dhe Thaçi.Po ta faktorizosh Serbin dhe vuçiçin siç bën Thaçi kjo si te duket ty.Kosova ka shpall pavarsinë,kur bota u bind se me bisedime nuk arrihet gjë,por ne ate kohe ekipin e drejtonte Sejdiu dhe jo argati i vuçiçit.

astrit04/06/2020 18:00

Zoti Nurellari! Ne Çameri kane nje fjale te urte " qeni lef aty ku han"

Loran shehu04/06/2020 17:17

Foli e ky i marumi po ca e nxirni palaco ne media morr aman

Shto koment

Denonco