RENEA te Teatri/ Ministri Lleshaj nxjerr mashtrues Edi Ramën!

RENEA te Teatri/ Ministri Lleshaj nxjerr mashtrues Edi Ramën!

11:56, 04/06/2020
A+ Aa A-

Gjatë seancës së sotme parlamentare, dhe pikërisht gjatë interpelancës së ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj për rolin e policisë natën e shembjes së Teatrit Kombëtar, ka ndodhur një “çudi”. Lleshaj, duke folur për rolin dhe arsyet e prezencës së repartit “RENEA” atë natë, ka përgënjeshtruar hapur një deklaratë të mëparshme të kryeministrit Edi Rama për të njëjtën çështje.

Për sa i përket përfshirjes së njësisë superspeciale të RENEA-s në shembjen e godinës së teatrit, Lleshaj deklaroi sot se kishte aludime që do të përdorej forca nga artistët dhe qytetarët që ruanin godinën dhe madje, edhe do të përdornin lëndë eksplozive. Sipas ministrit, pikërisht kjo ishe edhe arsyeja e përfshirjes së një reparti si RENEA, atë natë në shembjen e TK.

“Për sa i përket RENEAS, ajo ka qenë te teatri për arsye se ka patur nevojë për kontrollin e godinës për të cilin ishin bërë aludime se do të përdorej forcë, kishte dyshime se do të kishte lëndë eksplozive dhe përpara fillimit të punës për shkatërrimin e godinës RENEA me njësinë e saj anti-eksploziv ka bërë verifikimin e godinës për të parandaluar rrezikun që mund të përbënte për qytetarët”, tha Lleshaj.

Por më herët, për të njëjtën çështje dhe të njëjtën pyetje kryeministri Rama ka dhënë një shpjegim krejtësisht të kundërt.

Në një intervistë për Euronews Albania kryeministri ai do të deklaronte, se RENEA atë natë nuk kishte punë fare me zhvillimet te Teatri Kombëtarë dhe madje as që kanë qenë fare në territorin e tij.

“Ata nuk kanë qenë në zonën e teatrit, ata kanë qenë në godinën e ministrisë së brendshme. Dhe kanë dalë nga godina e Ministrisë së Brendshme dhe kanë hipur nëpër fugonë dhe kanë ikur sepse nuk do të konsultohen me mediat për punën e tyre dhe sepse protesta bëhet për teatrin por gjithçka mund të ndodhë jo nga protestuesit e teatrit por nga dikush tjetër që mund të ketë çfarëdolloj qëllimi edhe mund të futet në ministrinë e Brendshme, por spekuloj unë tani. Dhe çfarë duhet të ketë aty brenda? Duhet të ketë vetëm gazetarë që të shohin se si dikush hedh një bombë? Pra, ajo pamje është një spekulim i madh mediatik dhe është një turp i madh nga pikëpamja profesionale për të gjithë ju gazetarët që merreni me atë pamje dhe që xhironi mbi forcat RENEA të armatosura kur nuk kishin lidhje fare me protestën.

Nuk kishin lidhje as me teatrin as me ata të cilët u mblodhën për teatrin. Dakord? Ishin brenda në godinë, dolën, hipën në fugon. Nuk panë as majtas as djathtas siç tregojnë dhe filmimet e tuaja dhe ikën. Ju tani që keni qenë aty, keni ju ndonjë filmim që tregon se policia ka bërë ndonjë sjellje të pa hijshme apo të tepruar ndaj atyre që ishin aty? Keni? Keni ju ndonjë provë filmike që policia ka shkelur të drejtën e dikujt që ka protestuar aty, s’keni? Atëherë çfarë diskutojmë për policinë në këtë mes? Ku hyn policia këtu? Pse ishte policia aty? Policia bën punën e vet. Rëndësi ka të bëjë punën e vet dhe duhet të jeni të gjithë të kënaqur që bën punën e vet”, deklaroi pak kohë më parë  kryeministri Rama.

Por ditën e sotme ministri i tij Sandër Lleshaj ka deklaruar në parlament një variant krejtësisht tjetër.

Mashtron Lleshaj apo Edi Rama?!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

coli04/06/2020 15:10

Nuk më duket se është rasti për të bërë pyetjen se a mashtron Rama apo Lleshi. Thjeshtë gjenerali besnik i Ramës ka dalë me gjoksin e tij për të marë goditjet e kritikave për gënjeshtrën e trashë të shefit, duke sajuar një tjetër gënjeshtër po aq të trashë. Kësaj i thonë të mbulosh m..... me sh.....

coli04/06/2020 15:07

Nuk më duket se është rasti për të bërë pyetjen se a mashtron Rama apo Lleshi. Thjeshtë gjenerali besnik i Ramës ka dalë me gjoksin e tij për të marë goditjet e kritikave për gënjeshtrën e trashë të shefit, duke sajuar një tjetër gënjeshtër po aq të trashë. Kësaj i thonë të mbulosh n..... me sh.....

kadri hasbiu04/06/2020 13:48

po keshtu jane komunistet shkerllejne njeri tjetrin

Alfons Malo04/06/2020 12:24

Futja pordhes futje njeri gozhdes tjetri patkojt, shtet kurvash ,shtet per te grabitur, shtet per te vjedhur shtet per te vrare.Nje vetem nje eshte . Sulejmani ne Turqi dhe rama ne shqiperi

Shto koment

Denonco