Caktohet orari pas deklaratës së tre ambasadorëve/ Ja kur mblidhet nesër Këshilli Politik

Caktohet orari pas deklaratës së tre ambasadorëve/ Ja kur mblidhet nesër Këshilli Politik

21:34, 02/06/2020
A+ Aa A-

Pas konferencës për shtyp të tre ambasadorëve, asaj amerikane dhe atyre të BE dhe Britanisë së Madhe, është mësuar edhe orari se kur do të mblidhet nesër Këshilli Politik.

Sipas asaj që mëson Syri.net, takimi i Damian Gjiknurit, Oerd Bylykbashit, Petrit Vasilit dhe Rudina Hajdarit nis nesër në ora 11:00, në ambjentet e Pallatit të Kongreseve.

Pak më herët, të tre ambasadorët u kërkuan palëve politike të arrijnë konsensusin sa më shpejt pasi reforma zgjedhore është një prej kushteve për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

"Është thelbësore që këtë ta përfundojmë nesër dhe jo vetëm për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së, por në mënyrë që edhe votuesit shqiptarët të kenë zgjedhje të lira dhe të sigurta. Kështu që le ta bëjmë punën”, tha mes të tjerash ambasadori britanik Duncan Nurman.

Ndërsa Yuri Kim, në të njëjtën linjë me kolegun britanik, u shpreh se: "Duhet të japin që Shqipëria të fitojë. Është një votë për Shqipërinë në Europë. BE ka vendosur një sërë kushtesh për vazhdimin e negociatave. Mes tyre është reforma zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR. Qëllimi ynë sot dhe nesër është që Shqipëria të përmbushë të gjitha rekomandimet që të jetë anëtare me të drejta të plota në BE". /A.R, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

servet02/06/2020 23:41

Dhe ju ju duket permbushje standarti nese ajo firmoset nga te dy palet !?

servet02/06/2020 23:38

Dhe ju ju duket permbushje standarti nese ajo firmoset nga te dy palet !?

Xufe02/06/2020 21:59

Zotërinj ambasador presion duhet t'i bëni Edi Ramës,të cilin deri tani e keni mbështetur në çdo paligjshmëri të tij pa thënë një fjalë kundër tij asnjëherë dhe gjithë kësaj mbështetje i butë vulën me 30 qershor kur Palmer tha ne njohim 30 qershorin si ditën e zgjedhjeve , megjithëse ishin moniste. Pas gjithë asaj vjedhje të votave në 2017 që u faktuar nga gazeta më e madhe Gjermane bild ai që nuk do konsensus dhe zgjidhje të lira dhe të ndershme është Rama,prandaj vendosni gishtin aty ku duhet tek dhunuesi i zgjedhjeve të lira te Ram,mos i bëni presion opozitës por veproni me të njejtin standard që keni në vendet tuaja.

Shto koment

Denonco