Debati për sistemin zgjedhor/ Sejko dhe Çipi 'sqarohen' në Syri TV

Debati për sistemin zgjedhor/ Sejko dhe Çipi 'sqarohen' në Syri TV

20:53, 01/06/2020
A+ Aa A-

Debati i nisur mes aktivistëve të shoqërisë civile Genc Sejko dhe Kastriot Çipi në Facebook kaloi mbrëmjen e sotme në Syri TV.

Të ftuar në “Çim Peka LIVE”, aktorët e debatit kanë sqaruar edhe një here qëndrimet e tij.

Sipas regjisorit, Shqipëria nuk duhet të ketë një sistem zgjedhor proporcional me lista të hapura, ndërsa Sejko u kërkoi, sipas tij, të ashtuquajturëve "shoqëri civile" të tregojnë arsyen reale pse duan ndryshim të sistemit.

Kastriot Çipi: Debat që ka nisur ditë më pare në një debat në AlbUk. Nuk më shqetëson fare që Genc Sejko mendon ndryshe. Ajo që më shqetëson se, prej janarit të këtij viti, personat që kërkojnëp hapjen e sistemit etiketohen si shërbëtorë të Edi Ramës. Kjo nuk I shërben debatit. Unë personalisht e kam thënë vetë çfarë mendoj. Nuk është sistemi proporcional me lista të hapura, është një miks. Duhet hapja e debatit për sistemin, që partite politike nuk e bëjnë.

Siç përbaltemi nga partitë, sot po përbaltemi edhe nga aktivistë të shoqërisë civile.

Genc Sejko: Besoj se kjo nuk i shërben askujt. Kastrioti është jashtë kontekstit komplet. Unë jap një mendim dhe kur jap një mendim, turret Nisma Thurrje dhe shyqyr që nuk jemni në 1500 se do më digjnin në furrën e druve. As Genci, as Kastrioti nuk kanë ndonjë peshë të madhe që të bëhen pjesë e debatit.

Kam kërkuar këtë: një pjesë e këtyre që hiqen si shoqëri civile kanë hapur një debat për ndryshimin e sistemit. Është më e sinqertë të dalin e të thonë pse e duan ndryshimin e sistemit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco