Përplasja Sejko-Çipi, reforma zgjedhore dhe... / Çfarë do të ndjekim pas pak në 'Çim Peka LIVE'

Përplasja Sejko-Çipi, reforma zgjedhore dhe... / Çfarë do të ndjekim pas pak në 'Çim Peka LIVE'

20:01, 01/06/2020
A+ Aa A-

Gazetari Çim Peka rikthehet mbrëmjen e sotme, ora 20:45, me emisionin e tij "Çim Peka LIVE" në Syri TV.

Teksa e gjithë vëmendja është kthyer te reforma zgjedhore dhe te debati për sistemin e ri zgjedhor, emisioni i sotëm nis me "përplasjen" e dy emrave të njohur të shoqërisë civile, Kastriot Çipi dhe Genc Sejko, të cilët pak ditë më parë u përplasën me njëri-tjetrin në rrjetet sociale pikërisht për debatin e sistemit.

Më pas në studio do të jenë të ftuar dy politikanë të njohur në vend, nënkryetari i LSI Petrit Vasili dhe kreu i LZHK Dashamir Shehi, të cilët do të ketë përballë aktivistin dhe avokatin Adriatik Lapaj.

Nuk do të mungojnë as lidhjet direkte nga selitë e PS dhe PD, ndërsa nuk lihet pas as situata në Kosovë, të cilës do të mundohemi ti japim përgjigje përmes intervistës së zv.kryeministrit Haki Abazi.

Mos harroni! Në 20:45, në Syri Tv dhe Syri.net... 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco