Meta: Meqë përpjekja ime për konsensus u minua, më pak kohë tani me Tiranën politike

Meta: Meqë përpjekja ime për konsensus u minua, më pak kohë tani me Tiranën politike

13:52, 29/05/2020
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka njoftuar sot se meqenëse nuk arriti të krijojë konsensus midis palëve politike në vend, në momentin kur Shqipëria synon çeljen e negociatave me BE-në, ai do t’ia lërë përgjegjësinë aktorëve politikë ta mbajnë dhe si President tani e tutje, do t’iu përkushtohet më shumë qytetarëve.

Në një konferencë shtypi që dha sot, Meta tha ndër të tjera se “pas furtunës në gotë që u ngrit javën e kaluar, kam bërë disa prononcime publike, për t’i bërë plotësisht të qarta dhe publike, opinionit publik, përpjekjet e mia të sinqerta për të ndërtuar konsensus mbi axhendën e integrimit evropian të Shqipërisë.

Brenda disa javësh do të propozohet edhe kuadri negociator për Shqipërinë nga Komisioni Europian. Por, për fat të keq, edhe këtë herë, përpjekjet e mia, që ky moment ta gjendet vendin më të bashkuar dhe më të përgatitur në axhendën e reformave, u minua.

Tashmë, secili aktor të marrë barrën e përgjegjësive të veta, përballë qytetarëve dhe partnerëve evropianë. Siç e bëra publike gjatë kësaj jave, unë do të kaloj tani më pak kohë me Tiranën politike dhe do t’i përkushtohem më shumë Shqipërisë së qytetarëve.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco