Basha: Ekonomia shqiptare po vuan nga RAMAVIRUSI

Basha: Ekonomia shqiptare po vuan nga RAMAVIRUSI

11:26, 29/05/2020

Kreu i opozitës, Lulzim Basha vazhdoi takimet e tij me biznesin e vogël, duke u ndalur në njësinë 8 në Tiranë.

"Ekonomia shqiptare po vuan nga RAMAVIRUSI," tha Basha.

MESAZHI

Gjendja në njësinë Nr. 8 në Tiranë ku qytetarë dhe biznese po përballen me një krizë të thellë ekonomike është e dhimbshme: varfëri, papunësi dhe shumë biznese që falimentojnë.

Qytetarët nuk kanë marrë asnjë ndihmë të premtuar nga Rama. Nuk ka asnjë projekt konkret për të nxjerrë nga kriza e pandemisë ekonomike biznesin e vogël.

Shfaqjeve me regji të propagandës së Edi Ramës ju ka dalë boja. Situata e vështirë ekonomike, xhepat e boshatisur, tavolinat e zbrazëta dhe papunësia alarmante janë e vërteta e hidhur që nuk mund të fshihet.

Ndërkohë që qytetarët janë në pamundësi, RAMAVIRUSI i dha vetëm dje 727 mijë euro inceneratorit të Tiranës.

Kjo qeveri dhe ky kryeministër janë sot barra më e rëndë dhe e keqja më e madhe për qytetarët shqiptarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco