'Zgjedhjet në Universitet'/ Rektori Koni, letër Ramës e Shahinit: Ja 4 emrat që po pengojnë funksionimin e UT

'Zgjedhjet në Universitet'/ Rektori Koni, letër Ramës e Shahinit: Ja 4 emrat që po pengojnë funksionimin e UT

21:15, 22/05/2020
A+ Aa A-

Lidhur zhvillimin e procesit të zgjedhjeve në universitet, Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, i është drejtuar me një letër publike kryeministrit Edi Rama, ministres së Arsimit, Besa Shahini, gjithë personelit akademik dhe studentëve të UT.

Rektori shpreh shqetësimin e tij në letër, se më 21 maj është zhvilluar, sipas tij, një pseudombledhje në Godinën “Liria”, nga një grup senatorësh të Senatit Akademik të UT.

Koni thekson se është njoftuar për këtë mbledhje më 14 maj dhe një ditë para se të zhvillohej, më 20 maj, iu ka dërguar një letër të gjithë anëtarëve të Senatit Akademik, duke iu sqaruar hollësisht arsyet pse kërkesa e paraqitur nga Artur Sula nuk ishte kompetencë e Senatit Akademik.

Mes të tjerash, Koni shkruan në letër: “Tashmë është e qartë që Dhori Kule, Artan Hoxha, Artur Sula dhe Edmond Rapti, prej 4 vitesh, në mënyrë të përsëritur, në shkelje flagrante të ligjit të arsimit të lartë 08/2015 dhe të shumë akteve të tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi; të mbështetura edhe nga Bordi i Administrimit dhe Administratori i UT, kanë përdorur të gjitha rrugët dhe metodat për të penguar funksionimin normal të institucionit të Universitetit të Tiranës”. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco