Analisti i përgjigjet Yuri Kim: Reforma në Drejtësi ka vdekur me kohë

Analisti i përgjigjet Yuri Kim: Reforma në Drejtësi ka vdekur me kohë

18:49, 22/05/2020
A+ Aa A-

Analisti Andi Bushati komenton në portalin Lapsi.al, situatën e krijuar në vend pas një komenti të ambasadores amerikane, Yuri Kim, se po tentohet të ‘vritet reforma në drejtësi’.

Në koment, Bushati thotë se reforma në drejtësi ka vdekur me kohë.

“Pra me pak fjalë, të gjithë po kërkojnë atentatorin kur kufoma tashmë është shtrirë në arkivol. Sepse Reforma në Drejtësi ka vdekur me kohë. Alarmi i Yuri Kim se dikush po komploton për ta vrarë atë kishte dhe një pjesë të dytë që pak kush e lexoi. Ajo e konsideronte si të dhimbshme, të ngadaltë dhe jo perfekte, shumë larg nga fabula e historisë së suksesit me të cilën na kanë rokanisur kokën deri tani,” shkruan Bushati.

“Por situata është shumë më keq sesa kaq.

Bashkimi Europian ka ndaluar aplikimin e saj në vende të tjera, sepse më në fund, zyrtarët që kanë dhënë viston për të hedhur miliona duke vënë në lojë edhe karierën, e kanë kuptuar tashmë kolapsin që përgatitën me duart e tyre. Ata ia ndaluan pa hezitim Maqedonisë së Veriut për të vënë në jetë një skemë të ngjashme.

E njëjta gjë, pas entuziazmit fillestar, po perceptohet edhe nga publiku shqiptar. Sondazhi i fundit i Institutit Shqiptar për Demokraci në bashkëpunim me PNUD nxori në maj të këtij viti shifrat tronditëse se vetëm 32% e shqiptarëve besonin se reforma ishte zbatuar si duhet. Kjo shifër kishte një rënie të konsiderueshme në vite dhe ishte ku e ku më ulët edhe se një sondazh i Komitetit Shqiptar të Helsinkit, sipas të cilit vetëm 37 përqind e shqiptarëve besonin se vetingu do ta pastronte realisht drejtësinë.

Në fakt, të gjithë e dinë se në një sistem gjysëm diktatorial është krejtësisht e pamundur të ndërtosh një drejtësi të vërtetë. Me liderë të fortë dhe të gjithëpushtetshëm mbi kokë, mundësia e operimit të institucioneve të pavarura është pothuajse zero”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shtetrrumpalle 22/05/2020 21:55

Nderkohe qe ceshtja e teatrit po i leviz token nen kembe sarajeve te surrelit, ambasadorja amerikane ben diversion mediatik per nje ceshtje qe ka dijeni qe me 14 prill? Mbrojtja e reformes = mbrojtje te mafies qeverisese

Sokoli22/05/2020 21:09

Edhe nëse, ndonjëherë, nëna e reformës në drejtësi ka qënë shtatzënë, u vra nëna para se të lindte dhe sado që, nën kujdesin e Sorosit për të shpëtuar foshnjen që lindi me sëmundjen Down, ajo do të mbetet për shumë vite si gjëja më e shpifur, e paaftë fizikisht e mëdërisht. Por kështu i duhet sulltan pekmezit të Surrelit. Le të ulim shamijat. e zeza dhe ta vajtojmë këtë krijesë amorfe, që nuk i duhet asnjë njeriu normal.

Boston 22/05/2020 19:44

Vetem me largimit te gjygjtarit te apelit per reformen drejtsi per fallsifikim te dekumentave rreforma asht e rrezume si nga ana morale dhe ligjore

Shto koment

Denonco